Skandal diplomatik po quhet nga politikanët kosovarë, publikimi i një fotografie nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq, ku shihet edhe një shkrim “Kosova i Metohija”. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se ky është provokim dhe …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Ndahet nga jeta në moshë të re pjesëtari i Policisë së Kosovës, Ilir Gjokaj nga Skivjani i Gjakovës
Polici i Kosovës, Ilir Gjokaj ka vdekur në moshë të re. Siç po raportohet në media se polici Gjokaj ka qenë i prekur me Covid-19. Mediat raportojnë se edhe pse në moshë të re, vdekja e tij erdhi si rezultat i koronavirusit. Polici Ilir Gjokaj që ka vdekur sonte është …
Më shumë...Selimi: Tani është koha për të arritur progres dhe për mbylljen e çështjeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se fokus diskutimi në takimin e parë të rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi ishte tema e personave të pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve. Selimi përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht …
Më shumë...Musliu-Shoshi reagon pas skandalit të BE-së, ku në zyrën e tyre, është vendosur libri ku shkruante “Kosovo Metohija”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ashpër pas skandalit të Bashkimit Europian, ku në zyrën e tyre, është vendosur libri ku shkruante “Kosovo Metohija”. Në një shkrim të saj në rrjete sociale, Musliu-Shoshi, ka thënë se “libri të cilin e ka vendosur në tavolinën e tij …
Më shumë...IKSHPK vlerëson se çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike edhe njëherë ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, që të bartin maskat dhe të respektojnë masat e tjera kundër Covid-19 në mënyrë strikte, pasi që konsideron se rreziku nga përhapja e pandemisë është ende i madh. IKSHPK vlerëson se çdo shkelje e rregullave …
Më shumë...Shahini: Vetëvendosje ka përdorë gjithë narrativen e bashkimit kombëtar vetëm për përfitime të tyre
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini, ka folur për sulmet që iu kanë bërë kur ajo është emëruar në pozitën e ministres në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shahini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje bashkimin kombëtar e ka përdorur vetëm për përfitime të tyre. “Vetëvendosje ka përdorë gjithë …
Më shumë...Pas katër ditësh, ka përfunduar intervistimi i kryetarit Thaçi, në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë
Pas katër ditësh, ka përfunduar intervistimi i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë. Edhe të enjten, ai u intervistua rreth shtatë orë. Pas intervistimit të sotëm, Thaçi ka folur për medie. “Sapo përfundova dëshminë në Dhomat e Specializuara. Më vjen mirë që për …
Më shumë...Janë konfirmuar 132 raste të reja sot me koronavirus në vendin tonë, kurse janë shëruar 83 pacientë
132 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në vendin tonë. Derisa janë shëruar edhe 83 pacientë, ka njoftuar IKSHPK. Siç bëhet e ditur numri total i rasteve pozitive është 5.369 raste nga 29.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje …
Më shumë...Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e viziton AKSP-në, pritet nga i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u prit nga drejtori i Përgjithshëm i AKPS-së, Ismail Smakiqi. Me këtë rast ministri Veliu u njoftua për së afërmi me punën e AKSP-së dhe sfidat që janë duke i kaluar ata gjatë periudhës së …
Më shumë...Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë, mijëra punëtorë dhe ndërmarrje private
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë. Përmes një postimi, Rukiqi ka bërë me dije se rishikimi i buxhetit është shpresa e fundit për shumë punëtorë të sektorit privat. “Sa për rikujtim: 123 dite nga fillimi zyrtar i …
Më shumë...Veseli: Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut për ta fuqizuar më tutje pozitën e tyre
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar rezultatet preliminate të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dhe ka uruar BDI-në për suksesin në zgjedhje dhe beson në fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të …
Më shumë...Ministrja Haradinaj-Stublla, e zhvillon një video konferencë me drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy E. Soderberg
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një video konferencë me drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy E. Soderberg. Në kumtesën ministrore thuhet se kryediplomatja Haradinaj-Stublla me këtë rast ka falënderuar drejtoreshën e NDI, Soderberg, për përkrahjen e vazhdueshme që ky institucion e ka dhënë për …
Më shumë...Zeljko Komsic: Dodik e kundërshton njohjen e Kosovës, por kjo çështje ka marrë fund, ajo është shtet i pavarur
Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic ka thënë se Millorad Dodik e kundërshton njohjen e Kosovës, por sipas tij kjo çështje ka marrë fund. Ai shton se anëtari serb i Presidencës së Bosnjës-Hercegovinës, Millorad Dodik më parë e pranoi gjenocidin në Srebrenicë dhe më pas ndryshoi …
Më shumë...Edhe në ditën e katërt të intervistimit të kryetarit Thaçi në Hagë, bashkatdhetarët po vazhdojnë ta mbështesin atë
Edhe në ditën e katërt të vazhdimit të intervistimit të kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, bashkatdhetarët po vazhdojnë ta mbështesin atë. Ata kanë treguar se edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë para zyrave të Prokurorit të Specializuar, ku pritet të nis …
Më shumë...Ministri Krasniqi inspekton operatorët ekonomik për të parë zbatueshmërinë e masave anti COVID-19
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e tregut ka nis inspektimin te disa operatorë ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. Krasniqi ka kërkuar nga operatorët respektim të masave për mbrojtje nga pandemia, derisa ka shprehur interesim edhe për cilësinë dhe …
Më shumë...Behram Behluli: Mbi 1 milion euro investime do të bëhen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë
Kur kanë kaluar më shumë se gjashtë javë prej se është mbyllur karantina, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë ka filluar renovimi i konvikteve. Pjesë e renovimeve do të jenë konviktet numër 1,2,4,5 si dhe mensa e studentëve. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Administratës në Qendrën e Studenteve, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
