Nënkryetari i AAK-së, dhe ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, thotë se pazaret personale të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së janë duke e penguar arritjen e marrëveshjes për krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit. Ai vlerëson se këto interesa të këtyre …
Më shumë...Fatmir Grejqevci
Më 21 dhjetor 2019 në Gjilan mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit Tefik e Hanumshahe Zymberi
Më 21 dhjetor 2019 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorët e kombit Tefik e Hanumshahe Zymberi. Fillimisht organizohen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në orën 12:00, ndërsa Akademia mbahet në orën 13:00. Tefiku dhe Hanumshaja mbesin ikona në historinë e kombit shqiptar për arsye se …
Më shumë...Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se papunësia e madhe është përgjegjësi e politikanëve
Përfaqësues të ambasadave ndërkombëtare, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të ndërmarrjeve të ndryshme ishin mbledhur të martën në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në të cilën do të bëhet shpërndarja e shpërblimeve për tatimpaguesin, eksportuesin dhe punëdhënësin e vitit 2019. I pari i Odës Ekonomike të …
Më shumë...Pacolli dorëzon në Prokurorinë e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve
Ministri i Jashtëm në detyrë, i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka dorëzuar në Prokurorinë e Kosovës dosjet për krimet e luftës dhe gjenocidin serb kundër shqiptarëve në Kosovë. “Këto dosje paraqesin fakte dhe dëshmojnë se Serbia kishte një politikë shtetërore të orkestruar gjenocidale kundër Kosovës e cila ishte në terren e zbatuar …
Më shumë...Agim Bahtiri: Koalicioni qeverisës në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ndodhë pasi që nuk ka opsion tjetër
Kryetari i Mitrovicës dhe anëtari i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka thënë se qeverisja në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes do të ndodhë pasi që nuk ka opsion tjetër dhe se këtë e ka kërkuar qytetari. “Shumë shpejt vendi do të futet në një qeverisje LDK-LV”, ka thënë Bahtiri. Vendi nuk shkon në …
Më shumë...Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për nesër mbledhjen e Kryesisë
Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për të mërkurën mbledhjen e Kryesisë, po ashtu në largim, të Kuvendit. Siç mëson mbledhja e kryesisë dhe nënkryetarëve të legjislaturës së kaluar, është thirrur për në orën 11:00, të ditës së nesërme. Në këtë mbledhje, parashihet të caktohet rendi …
Më shumë...Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka prituar sot në takim lamtumirës ambasadorin italian, Piero Cristoforo Sardi
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi. Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, në këtë takim u fol për rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, Kosovës e Italisë, për përvojat e italiane …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj thotë se vonesa në krijimin e institucioneve të reja është minus për fituesin e zgjedhjeve
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se është mirë që sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, dhe për ketë ai tha se barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Pas mbledhjes së qeverisë, ai ka theksuar se vonesa në krijimin e institucioneve është minus për fituesin e zgjedhjeve. …
Më shumë...Qeveria e Kosovës në detyrë ndan 390 mijë euro për Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së
Qeveria e Kosovës ka ndarë 390 mijë euro për Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Kjo sipas kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj është me kërkesë të këtyre organizatave dhe janë plotësuar pjesërisht këto kërkesa. Për organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së janë ndarë 81 mijë euro. Për Shoqatën …
Më shumë...Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi sot është kthyer nga Haga ku është intervistuar nga Dhomat e Specializuara
Komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, gjatë luftës tani kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi sot është kthyer nga Haga ku ishte për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara. Atë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës e kanë pritur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorët e komunës.
Më shumë...Hoti: Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje balancuese, por nuk e di kur do të takohemi më Vetëvendosjen
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë takimi mes kryetarëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes. Hoti shpreson se këto dy parti do të arrijnë marrëveshje deri në datën e konstituimit të Kuvendit. “Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për …
Më shumë...Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur për nesër një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur në një mbledhje Këshillin e saj të Përgjithshëm. Mbledhja është paraparë të mbahet nesër në orën 14:30 në selinë e partisë. Në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve …
Më shumë...Sipas “The Times”, BE-ja e lënë Kosovën në rreshtin e fundit të prioriteteve për shkak të çështjes së Brexitit
BE-ja e ka lënë Kosovën në rreshtin e fundit, të paktën kështu po vlerëson mediumi i njohur ‘The Times’, në një artikull ku thuhet se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të çështjes së Brexitit, ose largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni. Premtimi i Bashkimi Europian për një …
Më shumë...Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli bënë të ditur më 22 dhjetor 2019 hapet Ambasada e Kosovës në Tajlandë
Kosova do ta hap Ambasadën në Tajlandë. Hapja do të bëhet më 22 dhjetor 2019. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli. “Më 16 dhjetor e kemi inauguruar Konsullatën e Përgjithshme në Hamburg. Më 22 dhjetor do të hapim Ambasadën në Tajlandë”, ka thënë Pacolli.
Më shumë...IKSHPK apelon qytetarët që ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve duke mos i përdorë mjetet piroteknike
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në prag të festave të fundvitit bën thirrje që qytetarët të mos luajnë me mjete piroteknike.“Statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike”. “Lëndimet nuk riparohen. Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve, ndihmoni të varfëritë nëse …
Më shumë...Kurti: Minoriteti serb do ta këtë një ministri por nuk kemi obligim të bëjmë koalicion politik me Listën Serbe
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se do të takojë përfaqësues të Listës Serbe dhe do të bisedojë me ta për ta kryer obligimin kushtetues, dhënien e një ministrie për serbët. Ai shprehet se duke mos pasur përfaqësues të tjerë të minoritetit serb në Kuvend, përpos Listës Serbe, atëherë …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
