Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka kërkuar ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që të fillojë procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi sipas kryetarit Hysenit, janë kaluat afatet ligjore për votimin e buxhetit komunal dhe se Kuvendi Komunal nuk po arrin t’i përmbushë detyrat …
Më shumë...Jeton Syla
Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të SBASHK-ut në Viti, biseduan rreth çështjes së mos ekzekutimit të pagave në sektorin e arsimit
Pas situatës së krijuar me mos ekzekutimin e pagave në sektorin e arsimit në Viti, kryetari i komunës, Sokol Haliti me drejtoreshën e arsimit Arta Ajetin dhe drejtoreshën e financave Milihate Ajetin, kanë pritur sot në takim kryetarin e SBASHK-ut në Viti, Kemajl Bislimi me disa përfaqësues. Me këtë rast …
Më shumë...Shumë shpejt pritet të miratohet Planin Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore, si mjet kryesor i zbatimit të angazhimeve publike për barazinë gjinore
Gjatë ditës së sotme është mbajtur një konsultim publik me një grup të ngusht të interesit për të diskutuar Planin Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024-2026. Në këtë konsultim zyrtarja për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut, Besa Çarkaxhiu-Bibaj, ka thënë se Plani Lokal i Veprimit për Barazinë …
Më shumë...Në Ferizaj u bë hapja e fushatës me moto “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”
Në Ferizaj u bë hapja e fushatës për Muajin Rozë, muajiin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, me moto “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”. Këtë muaj do të mbahen një varg i gjatë i aktiviteteve nën patronatin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenjës Sociale në bashkveprim me Qendrën Kryesore të …
Më shumë...Komuna e Vitisë fillon fushatën kundër kancerit të gjirit
Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti me moton “LUFTO ME GUXIM” ka bërë hapjen e fushatës kundër kancerit të gjirit me një aktivitet simbolik. Klubi i çiklistëve “KORRI” nga Pozherani, së bashku me ekipën e Policisë së Kosovës në Viti, punëtorët shëndetësorë dhe përfaqësues nga …
Më shumë...Komuna e Vitisë shënon Ditën Ndërkombatëre e të moshuarve
Komuna e Vitsë në bashkëpunim të ngushtë me Caritas Kosova, e cila është mbështetur nga Ministria e Drejtësisë kanë shenuar 1 tetorin – Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve Dita Botërore e Personave të Moshuar shënohet çdo vit më 1 tetor në mbarë botën dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin …
Më shumë...NJOFTIM PUBLIK NGA KOMUNA E MALISHEVES
Kuvendi i Komunës në Malishevë Komisioni Vlerësues Nr./Datë 01.10.2024 Komisioni Vlerësues, i formuar sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, nr.02/111, dt.07.03.2024, duke vepruar sipas dispozitave Ligjore të Ligjit nr.06/L092, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunes, neni 19, Rregullorës së Qeverisë së Republikës …
Më shumë...Me një ceremoni përshëndetëse u pensionua zyrtari komunal Bajram Çeku!
Me një ceremoni përshëndetëse të martën u pensionua zyrtari komunal i Deçanit, Bajram Çeku! Në postimin e tij në rrjetin social, Facebook, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka shkruar:. Me një ceremoni përshëndetëse sot u pensionua kolegu ynë, Bajram Çeku! Për dekada të tërë punoj me angazhim …
Më shumë...Diskutohet implementimi i aktiviteteve nga Agjenda e Kontratës Sociale
Gjatë ditës së sotme është mbajtur një takim ne mes Komunës së Ferizajt si dhe përfaqësuesve të implementimit të Agjendës së Kontratës Sociale. Në këtë takim është diskutuar në lidhje me procesin e implementimit të aktiviteteve të Agjendës së Kontratës Sociale lidhur me fillimin e procesit të implementimit të aktiviteteve …
Më shumë...Qendra Kulturore “Anamorava” vazhdon me rrëmbimin e çmimeve të shumta në festivalin folklorik “Duflla”
Qendra Kulturore “Anamorava” nga Vitia po vazhdon të shënoj suksese të shumta me paraqitjen e tyre në festivalet e ndryshme. Me këtë rast Arianit Hetemi bënë me dije se QK “Anamorava” si pjesëmarrëse në festivalin folklorik ,,DUFLLA” – Saraj –Shkup ka rrëmbyer këto çmime: 1.Çmimi Publikut 2.Çmimi -III-nga Juria Profesionale …
Më shumë...Në mungesë kuorumi dështon votimi i buxhetit të Prishtinës
Në mungesë të kuorumit ka dështuar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhe kështu u pamundësua votimi i buxhetit komunal për vitin 2025. Pas kritikave që shprehën për buxhetin sallën e lëshuan asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët më pas pamundësuan edhe vazhdimin e seancës dhe hedhjen në …
Më shumë...Ferizaj i pari me performancën më të mirë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike të gjelbërta
Qyteti i Ferizajt është radhitur i pari nga komunat e mëdha me performancën më të mirë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike të gjelbërta. Përveq Ferizajt me performancë 100% në menaxhimin e hapësirave publike radhiten edhe Juniku, Suhareka dhe Dragashi. Me performancë nën mesatare radhiten Prizreni, Mitrovica, Kamenica, Vitia, …
Më shumë...USAID dhe Komuna e Vitisë diskutuan për progresin dhe sfidat në kuadër të Agjendës së Kontratës Sociale
Në sallën e Bibliotekës së qytetit në Viti, u mbajt sot një takim i organizuar nga USAID-i amerikan në kuadër të Agjendës së Kontratës Sociale. Në këtë takim morën pjesë udhëheqës të lartë komunal, grupe qytetarësh, dhe përfaqësues të USAID-it. Në fjalën e tij hyrëse, zv.kryetari i Komunës së Vitisë, …
Më shumë...Komuna e Vitisë shpërndau 71 spërkatëse për fermerët në mbështetje për rritjen e prodhimtarisë bujqësore
Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për sektorin e bujqësisë, Komuna e Vitisë ka shpërndarë 71 spërkatëse për fermerët lokalë. Ky donacion u bë me financim nga buxheti komunal dhe ka për qëllim të ndihmojë fermerët në rritjen e prodhimit të tyre bujqësor. Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i …
Më shumë...Kryetari Aliu me rastin e ndarjes nga jeta të Prof.Dr. Liman Rushiti, ngushëllon familjen e tij
Me rastin e ndarjes nga jeta të Prof.Dr. Liman Rushiti, kryetari i Komunës së Ferizajt z. Agim Aliu në rrjetin e tij Facebook ka shkruar: “Me dhembje të thellë e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të ndër të parëve doktor të shkencave nga Ferizaj, historianit të papërsëritshëm, personaliteti …
Më shumë...Përkujtohen vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani
Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve në betejën e Jezercit, janë përkujtuar vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani nga Sadovina e Vitisë, të cilët ishin pjesë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, organizatat e dala nga lufta, drejtorët …
Më shumë...