Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e vendit se pas reshjeve të fundit të shiut dhe borës në vend, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale janë të kalueshme, krejt kjo falë punës dhe përkushtimit të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve. Sa i përket rrugës Pejë-Kuqishtë, përkatësisht kilometrit të 13-të të saj, …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Pas reshjeve të fundit të borës aksit rrugor Pejë – Kuqishtë është bllokuar
Ministria e Infrastrukturës njofton se gjatë orëve të mbrëmjes së shtunë në Rugovë të Pejës, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit, e në veçanti të ditës së shtune ka pasur një rrëshqitje masive dheu që ka bllokuar një pjesë të aksit rrugor Pejë – Kuqishtë. Ministria …
Më shumë...Ministri Gashi po merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e filmit në Berlin
Me ftesë të Presidentit të Akademisë Evropiane të Filmit, Wim Wenders, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po merr pjesë në ceremoninë e edicionit të 30-të Evropian Film Awards 2017, në Berlin të Gjermanisë. Gjatë kësaj ceremonie, njëra ndër ngjarjet më madhështore në botën e filmit, ministri Gashi zhvilloi takime …
Më shumë...Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së aktorit Blerim Peci
Në telegramin e ngushëllimit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së aktorit Blerim Peci thuhet: E nderuara familja Peci, Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurit tuaj, Blerimit, aktorit tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh dhe jemi shokuar. Blerimi u nda nga …
Më shumë...MINISTRI LEKAJ PRITI NË TAKIM DELEGACIONIN E FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR PËR KOSOVË, TË KRYESUAR NGA STEPHANIE EBLE
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i kryesuar nga Stephanie Eble, Shefe i misionit për Kosovë. Temë kryesore e këtij takimi ishin projektet e infrastrukturës rrugore, duke i dhënë theks të veçantë projektit të Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit – “Arbër Xhaferi”. …
Më shumë...Kryetari Begaj, thërret mbledhjen inauguruese të KK të Malishevës
Kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj , thërret mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Malishevës, e cila do të mbahet ditën e Hënë, me datë 18.12.2017. Gjithashtu, i njofton të gjithë asamblistët të cilët e kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit komunale. se me këtë rast …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj priti në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë
Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, të udhëhequr nga Drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryeministri, Ramush Haradinaj foli për rëndësinë që ka për vendin tonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë …
Më shumë...Thaçi: Shteti i Kosovës po zhvillohet politikisht e ekonomikisht dhe po përmirëson standardin e qytetarëve
Kryetari, Hashim Thaçi po merr pjesë në Konferencën e Parisit, që po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës. Duke i informuar të pranishmit për të arriturat dhe synimet e vendit tonë, ai theksoi se shteti i Kosovës po zhvillohet politikisht e ekonomikisht dhe po përmirëson …
Më shumë...U prezantua platforma për ripërtërirjen nga fatkeqësitë
Në Malishevë, u bë prezantimi i projektit për Platformën e Ripërtëritjes nga Fatkeqësitë. projekt i cili mbështetet nga UNDP, ndërsa në këtë projekt janë të përfshira pesë komuna të Kosovës, në mesin e tyre edhe Malisheva. Prezantimin e projektit e kanë bërë Xhevrije Berisha nga UNDP dhe Sejdi Paçarizi nga …
Më shumë...Ministri Pacolli përgënjeshtroi shefin e diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq
Ministri i Punëve të Jashtme, Bahxhet Pacolli ka përgënjeshtruar shefin e diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq i cili kohë më parë kishte lajmëruar se Guinea Bissau ka tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës. Duke komentuar këtë lajm, ministri ynë i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka theksuar se shteti afrikan …
Më shumë...Ka filluar ndërtimi i stacioneve të ujit të pijshëm për banorët e Skenderajt në Shipol dhe Brus
Më qëllim të përmirësimit të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Skenderajt, ka filluar realizimi i projektit të ndërtimit të stacioneve të pompimit në Shipol dhe në Brus, që do të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Skenderajt. Në ceremoninë e fillimit të punimeve në …
Më shumë...Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare
Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare për të diskutuar planin qeverisës 2017-2021. Ashtu sikur dje, edhe sot ka pasur përplasje në mes të opozitës dhe pozitës. Deputet të partive opozitare kanë drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë për numrin e madh të ministrave dhe zëvendës ministrave. Deputeti nga …
Më shumë...Kryeministri Haradinaj kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin
Organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, në Prishtinë u mbajt tryeza ku u paraqitën çështjet kryesore të autidimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditimit. Gjatë fjalës së tij në këtë tryezë, kryeministri, Ramush Haradinaj pasi përgëzoi Auditorin e Përgjithshëm për punën …
Më shumë...Kosova po merr pjesë në samitin Pan-Evropian të Pronësisë Intelektuale
Në samitin dy ditor që po mbahet në Bruksel për pronësinë intelektuale në kuadër të IP Summit të Pronësisë Intelektuale Pan-Evropiane, Kosova po përfaqësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konkretisht nga drejtori i Zyrës të Drejtës së Autorit, Valon Kashtanjeva. Në cilësinë e folësit nga Kosova, Kashtanjeva foli …
Më shumë...Deçani mban mbledhja inauguruese te kuvendit me 14 dhjetor
Deçani do ta mbajë mbledhjen e parë inauguruese pas zgjedhjeve të fundit komunale të Kuvendit të Komunës me datë 14 Dhjetor 2017. Gjithashtu njoftohen asamblistët se me këtë rast do të bëhet betimi dhe do ta nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së …
Më shumë...Kryetari Thaçi është nisur për Francë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Paris
Pas vizitës në Bullgari, kryetari, Hashim Thaçi është nisur për Francë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare në Paris e cila zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës. Zyra e Presidencës njofton se gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve, kryetari Hashim Thaçi do të …
Më shumë...