leoni

Radio Kosova e Lire

Pallati i Kulturës po ndërtohet çdo ditë, për t’i sjellë së shpejti Ferizajt – hapësirën më të madhe ndonjëherë për aktivitete kulturore

Pallati i Kulturës po ndërtohet çdo ditë, për t’i sjellë së shpejti Ferizajt – hapësirën më të madhe ndonjëherë për aktivitete kulturore. Ekipet punonjëse, tashmë po vendosin çatinë e objektit, për të dinamizuar punën edhe në nyje tjera, që të përfundohet plotësisht kjo vepër madhore e infrastrukturës kulturore.

Më shumë...

Qytetit të Ferizajt po i shtohet edhe një hapësirë e re sportive, salla e sportit në shkollën “Astrit Bytyçi”

Qytetit të Ferizajt po i shtohet edhe një hapësirë e re sportive, salla e sportit në shkollën “Astrit Bytyçi”, padyshim e mirëpritur nga sportistët dhe sportdashësit, por që mbi të gjitha paraqet një investim për të ardhmen me sportin si pasion e zgjedhje për shëndetin e gjeneratave të reja.

Më shumë...

Kryetari Aliu ka kujtuar 24 marsin ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka kujtuar 24 marsin ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe, ai ndër të tjera tha: 24 vite më parë, lufta jonë çlirimtare e djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mori kthesë vendimtare e përfundimtare, me bombardimet e …

Më shumë...

Me ndezjen e Flakadanit u hap Manifestimi tradicional kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut” 2023

Me ndezjen solemne të flakadanit, kanë filluar sot aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut” 2023, në komunën e Vitisë. Ndezja e flakadanit që simbolizon veprën e dëshmorit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra, u bë nga kryetari i komunës Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga …

Më shumë...

Sh.F.M.U “Ahmet Hajdari” – Beguncë shënoi ditën e saj

Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Ahmet Hajdari” në Beguncë të Vitisë, është duke shënuar sot ditën e shkollës. Me këtë rast nxënësit e kësaj shkolle kanë paraqitur një program kulturor dhe artistik. I pranishëm në këtë ngjarje ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtoreshën e arsimit …

Më shumë...

Në përvjetorin e bombardimeve të NATO-së, kryetari Haliti falënderon shtetet që intervenuan për ta shpëtuar popullin e Kosovës

24 marsi është datë e shenjtë në historinë e lirisë sonë. Intervenimi i NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit përshpejtoi çlirimin e Kosovës dhe krijoi aleancën tonë të natyrshme me botën perëndimore. 24 marsi na kthen kujtimet kur bota intervenoi për t’i ndalur krimet dhe gjakderdhjen që po ndodhte në …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim veprimtarin dhe gastronomin e njohur vitias, Gjon Tuniçi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim z. Gjon Tuniçi, veprimtar i dalluar dhe gastronom i njohur vitias i cili që nga viti 1984 vepron në fushën e gastronomisë dhe u bë një emër i njohur me rrjetet e restoranteve të tij  luksoz dhe cilësore …

Më shumë...

Me moton “Po! Ti japim fund tuberkulozit”, u shënua Dita Botërore e Tuberkulozit në Viti

Me rastin e 24 marsit – Ditës Botërore të Tuberkulozit, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim të ngushtë me QKMF-në, ka zhvilluar sot aktivitete të vetëdijesimit të qytetarëve rreth kësaj sëmundje. Fillimisht në qytetin e Vitisë një ekip i QKMF-së së Vitisë, ka shpërndarë …

Më shumë...

U mbajt mbledhja e dytë e Komitetit për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me nevoja të veçanta

Nën kryesimin e Dr.Aziz Thaçit, Komiteti për Shëndetësi dh Mirëqenie Sociale dhe Përsonave me nevoja të Veqanta në komunën e Malishevës e mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit. Nga anëtarët e komitetit në fjalë u miratua rendi i ditës dhe u zhvillua debat për secilën pikë, ku …

Më shumë...

Kryetari Kastrati, për dy ditë radhazi, së bashku me kolegët e komunave tjera vizituan Komunën e Tetovës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, për dy ditë radhazi, së bashku me kolegët e komunave tona, dhe të parin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, vizituan Komunën e Tetovës, dhe më pas, bashkë edhe me kryetarin e saj, Bilall Kasami, vazhduan këtë udhëtim drejt një qytetit të bukur …

Më shumë...

Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë bënë nderime para varreve të heronjve në Gllogjan në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë bënë nderime para varreve të heronjve në Gllogjan të Deçanit, në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, një prej ngjarjeve më frymëzuese të luftës për liri. Fitorja ndaj pushtuesve më 24 mars ‘98, ndezi zjarr zemrat e luftëtarëve që vazhduan …

Më shumë...

Është hapur ekspozita me fotografi e fotografit  të njohur, z.Asllan Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë dhe veteranë të UÇK-së, morën pjesë në hapjen e ekspozitës me fotografi, të fotografit  të njohur, z.Asllan Krasniqi. Ekspozita me 24 fotografi, përkon me 24 – vjetorin e bombardimeve të NATO-s dhe të çlirimit të vendit. Në këto imazhe, …

Më shumë...

Ramosaj: Duke nderuar kujtimin për dëshmorët e Kombit, nderojmë atdheun tonë të lavdishëm dhe kujtojmë idealin për të cilin ata u flijuan

Në 25 vjetorin e fillimit të luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit, 24 Mars 1998 dhe 24 Mars 1999, ndërhyrjes së forcave të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, sot Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me ish Komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit …

Më shumë...

Sheshi qendror i Ferizajt është shndërruar këto ditë në vendpunishte

Sheshi qendror i Ferizajt është shndërruar këto ditë në vendpunishte, me rikonstruktimin e ishujve të gjelbër e tash edhe me vendosjen e shtyllave-trupave ndriçues të rinj, duke zëvendësuar ato të vjetrat, të pasigurta e të vendosura dekada më parë, pas përfundimit të së cilës, pamja e zemrës së qytetit, do …

Më shumë...

Kanë nisë punimet për rregullimin e trotuarit me gjatësi afro 2 kilometër në fshatin Kosinë të komunës së Ferizajt

Kanë nisë punimet për rregullimin e trotuarit me gjatësi afro 2 kilometër në fshatin Kosinë të komunës së Ferizajt,  projekt ky që do të ketë siguri, lehtëson edhe qarkullimin në këtë më të mirë në fshat. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu i ka uruar banorët dhe tha se, …

Më shumë...

KPF në Viti mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Është mbajtur mbledhja e tretë e rregullt e Komitetit për Politikë e Financa në komunën e Vitisë, nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Bekim Azizi, ku shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Për këtë mbledhje, anëtarët e KPF-së kanë diskutuar rreth propozim vendimit për formimin e komisionit për emërtimin …

Më shumë...