Zamir Qeriqi

Irlanda, Norvegjia dhe Spanja njoftuan se kanë vendosur të njohin shtetin e pavarur të Palestinës

Vendimi hyn në fuqi nga 28 maji. “Kjo nuk është një lëvizje kundër Izraelit” dhe “nuk është në favor të Hamasit, por është në favor të paqes”, deklaroi kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, duke dërguar ndihma humanitare, duke ndihmuar refugjatët dhe personat …

Më shumë...

Sabit Jaha: NJERIU QË IU BËRI BALLË SFIDAVE TË SHUMTA POR QË KURRË NUK U GJUNJËZUA

Danush Miftar Kurtaj (8.3.1961 – 22.5.1999)

PËRVJETOR   Në (ri)kujtim të 25 – vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, DANUSH KURTAJ (në Masakrën e Burgut të Dubravës, më 22 maj 1999)    Më 5 mars 1961, në fshatin tashmë emblematik Gabrricë e Kaçanikut, u lind Danush Miftar Kurtaj. Danushi, ai pinjoll i Familjes Kurtaj, shkollën …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Gjatë 24 orëve, aeroplanët e NATO-s mesatarisht bëjnë 640 fluturime ndërsa nga këto, 245 goditje në caqet serbe. Në Berishë vjen Sami Lushtaku. (E shtunë 22 maj, 1999)

Nga burime të ndryshme të lajmeve bëhet e ditur se sulmet e NATO-s kanë vazhduar me intensitet gjatë 24 orëve të kaluara. Ata kanë goditur shumë caqe ushtarake dhe strategjike të armikut. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia ka publikuar një shifër të fluturimeve dhe të goditjeve mesatare që aeroplanët e NATO-s ndërmarrin gjatë 24 orëve. Sipas këtyre burimeve bëhet e ditur se mesatarisht për 24 orë realizohen 648 fluturime ndërsa prej tyre godasin në caqe të caktuara 245. Janë shifra tejet impozante, edhe pse ne kemi mundësi t`i përcjellim vetëm dhjetëra prej këtyre goditjeve. Sot papritmas ka ardhur, komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku me dy ushtarë të tij. Nuk jemi parë prej nëntorit të vitit të kaluar. Samiu edhe pse është i ri dhe tërë energji, megjithatë duket i lodhur nga lufta, por edhe i nevrikosur tejmase. Pas një qëndrimi të shkurtër në tendë kemi dalë në zabel për të biseduar lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohet sidomos Sylë Qeriqi dhe Elez Durmishi. Samiu më rrëfen se dje ka biseduar gjerë e gjatë me Sylë Qeriqin dhe Elez Durmishin. Ai më tregon se i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe ka kërkuar nga Shefi i Shtabit, Agim Çeku që Brigada 121 të ndahet nga Zona e Pashtrikut dhe të inkuadrohet në Zonën Operative të Drenicës. Vetëm në këtë mënyrë mendon ai, mund të shafitet presioni që po bëhet kundër Sylës dhe Elezit. Meqë Samiu nuk mund të qëndrojë në këto anë, nuk mund as të ushtrojë ndonjë ndikim. Samiu më shpjegon se ka biseduar me Sylejman Selimin dhe me të tjerët, të cilët do t`i kenë parasysh disa veprime të pamatura që kanë shkaktuar huti dhe përçarje të pariparueshme. Ndahemi me Samiun me shpresë se tani e tutje mund të marrin frymë më lirisht. Rreth orës 16.oo jam nisur në drejtim të Krojmirit. Në Divjakë kam takuar Naim Imerin dhe Vehbi Zeqirin të cilët po ktheheshin me një traktor me rimorkio në drejtim të Grykës së Shalës. Më ftojnë që të hip në rimorkio, por meqë rruga është tërë gropa, më mirë udhëtoj këmbë, si gjithnjë. Në mbrëmje kam arritur në kompleksi e të zhvendosurve në fushën e Lezhës. Atje tanimë nuk ka vend as edhe për kalim këmbë. Edhe rrugët janë kufizuar. Dendësia e popullatës është e papërshkrueshme. Si duket në Lezhë kanë depërtuar edhe banorët e Ngucatit, të Bllacës, të Banjes, Lladrovcit e të Bellanicës. Kanë ardhur këtu të gjithë ata që nuk kanë dashur ta lëshojnë vendin dhe të ikin në Shqipëri. Dhe, mirë kanë bërë. Përndryshe as lufta nuk do të kishte kuptim. Popullata që është vendosur këtu ka ujë të mjaftueshëm dhe natyrë të pastër malore. Dy komponente të domosdoshme për jetë. Në Grykën e Krojmirit depërtojnë edhe qindra matrapazë dhe tregtarë. Ata, çmimet e artikujve të tyre i shesin pesë dhe dhjetëfish më shtrenjtë, por ka mjaft të tillë që i blejnë. Një pako cigare shitet 20 marka gjermane. Një kilogram qaj 30 marka. Pesë kilogramë sheqer 20 marka. Mielli nuk ka çmim të lartë, sepse këtë nuk e lejojnë komandantët e luftës. Të gjithë këta artikuj tregtarët i tërheqin nga Shtimja, Lipjani, Ferizaj e qendra të tjera. Depërtimi i mallit bëhet natën nëpër korridorin të cilin e ruajnë ushtarët tanë në relacion Pjetërshticë, Zborc, Godanc. Edhe pse luftë, edhe pse ndodhemi buzë shfarosjes tregtia dhe matrapazllëku nuk ndalen. Edhe këto të liga po i provon mbi kurriz ky popull fatmjerë. Në mbrëmje më lajmërojnë se gjatë luftimeve në vendin e quajtur, Gurinat në Blinajë, ka rënë dëshmor, Halil Nezir Metaj, nga Lagja Metaj e Krojmirit, njëri ndër luftëtarët e radhëve të para. Luftime janë zhvilluar deri në terr, meqë ushtarët tanë kanë bërë përpjekje për ta marrë trupin e dëshmorit. Burimet serbe bëjnë të ditur se aeroplanët e NATO-s kanë goditur Burgun e Dubravës, ku si duket kanë pësuar qindra të burgosur shqiptarë. Nuk kemi të dhëna se a kanë goditur forcat e NATO-s, apo serbët kanë kryer ndonjë masakër të çmeritur Si do qoftë duket sikur shumë shqiptarë kanë pësuar fatalisht. Në tendën e familjes sime në Krojmir i kam takuar të gjithë. Zymrytja më bën me dije se nëna ka ardhur ka ardhur nga Shtimja dhe ndodhet te Hasani. Labja dhe Rrezja kanë depërtuar në fshat për ta mjelë lopën. Atje zakonisht po rri gjatë ditës edhe xha Mehdiu dhe tezja Ajshe. Lëvizjet bëhen nën breshërinë e granatave të armikut, të cilët kanë depërtuar në shumë pika të Blinajës. Në mbrëmje ka ardhur për të biseduar Selatin Rizani djali i Ramadanit, profesor i edukatës fizike, tani epror i UÇK-së në pikën e maleve të Caralevës…

Nga burime të ndryshme të lajmeve  bëhet e ditur se sulmet e NATO-s kanë vazhduar me intensitet gjatë 24 orëve të kaluara. Ata kanë goditur shumë caqe ushtarake dhe strategjike të armikut. Zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia  ka publikuar një shifër të fluturimeve dhe të goditjeve mesatare që aeroplanët e …

Më shumë...

KFOR-i nuk është përfshirë në mbylljen e 6 objekteve të Bankës së Kursimit të Postës dhe të Bankës Popullore të Serbisë

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

KFOR-i bën të ditur se është informuar vetëm pak kohë para se Policia e Kosovës të ndërmerrte aksionin në veri për mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe të Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat veriore të vendit. Në një njoftim të KFOR-it, thuhet se personeli …

Më shumë...

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se ka vendosur për suspendimin e gjyqtarit, Agim Kuçi, për rastin e lirimit të Sekiraçës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se ka vendosur për suspendimin e gjyqtarit, Agim Kuçi, për rastin e lirimit të Sekiraçës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës njofton se ka vendosur për suspendimin e një gjyqtari deri në një vendim tjetër. Mësohet se bëhet fjalë për gjyqtarin, Agim Kuçi, i cili ka pasur rastin e Enver Sekiraqës. Suspendimi i gjyqtarit vjen pasi më 3 maj të këtij viti pas shpalljes së dënimit me …

Më shumë...

Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të Amerikës për pavarësinë, integritetin, sovranitetin e sigurinë e Kosovës

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, në largim, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës. Në një intervistë të dhënë për Atlantic Council, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një raport të thellë me …

Më shumë...

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Tedi Malaveci reagoi pas një denoncimi të Sali Berishës

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Tedi Malaveci reagoi pas një denoncimi të Sali Berishës

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, Tedi Malaveci ka reaguar pas një denoncimi të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke provuar se ka vënë në dijeni Prokurorinë e Posaçme, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Ulsi Manja për skandalin e mikrokredive. Mirëpo, kjo betejë e Malavecit kundër “Micro Credit Albania” dhe …

Më shumë...

Vasilij Nebenzja, ka deklaruar në OKB se një zgjidhje politike dhe diplomatike e krizës ukrainase është ende e mundur

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasilij Nebenzja, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, ka deklaruar se një zgjidhje politike dhe diplomatike e krizës ukrainase është ende e mundur, por me kushtin e denazifikimit dhe demilitarizimit të Ukrainës, si dhe kthimit të saj në një …

Më shumë...

Të paktën 35 mijë e 647 palestinezë janë vrarë në sulmet barbare izraelite, që nga 7 tetori i vitit të kaluar

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se të paktën 35 mijë e 647 palestinezë janë vrarë në sulmet e pamëshirshme izraelite në enklavën e bllokuar që nga 7 tetori i vitit të kaluar, raporton Anadolu. Sulmi izraelit ka plagosur gjithashtu 79 mijë e 852 njerëz, thuhet në deklaratën e ministrisë. …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Sërish na marrin telefonin satelitor. Ai para se të na jepej është bllokuar dhe nuk aktivizohet. (E premte 21 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Sërish na marrin telefonin satelitor. Ai para se të na jepej është bllokuar dhe nuk aktivizohet. (E premte 21 maj, 1999)

Ka filluar të përmirësohet moti. Një erë e fortë e shkundërmuar po jehon nëpër lugjet e Rrafshnaltës. Aeroplanët e NATO-s që na kanë munguar tri ditë të plota, sot janë nisur në veprim. Serbët janë strukur nëpër biruca. Në raste të tilla ata ikin si minjtë dhe futen nëpër bunkerë. …

Më shumë...

LDK: Buxhetit të Kosovës i mungojnë rreth 1 miliardë euro, mjete të cilat nuk duken në asnjë sektor

LDK

Buxhetit të Republikës së Kosovës i mungojnë rreth 1 miliardë euro, mjete të cilat nuk shihen në asnjë sektorë. Gjatë vitit 2023, buxheti i Republikës së Kosovës ka rënë për 11 për qind krahasuar me 20 për qind që ka qenë nga qeveritë paraprake. Kështu u tha në tryezën për …

Më shumë...

Mimoza Kusari-Lila: Qeveria nuk pajtohet me draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja, por duhet gjetur një rrugë…

“Trimëresha” Mimoza Kusari: Më mirë t’ ua paguajmë rrymën serbëve në Veri, sesa të na i vrasin policët (!)

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk pajtohet me draft-statutin e Asociacionit të cilin e ka  propozuar nga Bashkimi Evropian. Ajo thotë se  ka brenga serioze sesi projekt-statuti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese, mirëpo tha se duhet të ekzistojë një rrugë e …

Më shumë...

Edita Tahiri, Kosova është duke jetuar e izoluar, ndërsa kryeministri, Albin Kurti, është vetë-izoluar nga Amerika

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka shkruar se këto ditë Kosova është duke jetuar e izoluar. Kryeministri, Albin Kurti është vetë-izoluar nga Amerika, por ka përmendur disa vizita të zyrtarëve amerikanë. Ajo ka thënë se dikur Kosova vizitohej nga sekretarë shteti. Kosova u vetizolua nga Evropa, …

Më shumë...

Gjykata e Apelit sapo ia ndryshoi masën e sigurisë Enver Sekiraqës, i dënuar për vrasjen e policit, Triumf Riza, ai u arratis

Urdhër arrest nga Policia e Kosovës për Adelina Ismailin, Zanfina dhe Ema Ismailin, në gjykimin kundër Enver Sekiraqës

Ditë më parë Gjykata e Apelit ia ndryshoi masën e sigurisë Enver Sekiraqës, i dënuar për vrasjen e policit, Triumf Riza. Një ditë më vonë iku nga shtëpia. Për të e për mbarë procesin e gjykimit kritika e pakënaqësi ka shfaqur  babai i Triumfit të ndjerë, Shefqet Riza. Ai tha se …

Më shumë...

OKB: Në dy javët e fundit më shumë se 810 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Rafah

Kombet e Bashkuara njoftuan se në dy javët e fundit më shumë se 810 mijë palestinezë u detyruan të largohen nga Rafah, që ndodhet në jug të Rripit të Gazës, që është objektivi i ushtrisë izraelite, transmeton Anadolu. Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt, në deklaratën …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Një ditë monotone me tym dhe mjegull në tërë vendin. (E enjte 20 maj, 1999)

Ahmet Qeriqi: Një ditë monotone me tym dhe mjegull në tërë vendin. (E enjte 20 maj, 1999)

Nuk ka përmirësim të motit. Tymi i rezervuarëve të djegur të karburanteve po ngrihet si re e zezë kudo në qiellin e Kosovës. Ajri është i rëndë dhe sytë na djegin nga tymi dhe baroti, që po lirohet nga predhat dhe raketat. Tymi po shpërndahet si re e zezë edhe …

Më shumë...