Zamir Qeriqi

Angelo Michele Ristuccia: Kosova mbetet shumë e paqëndrueshme edhe pse situata e sigurisë aktualisht është e qetë

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive

Komandanti i forcave paqeruajtëse  të KFOR-it, në Kosovë,  Angelo Michele Ristuccia, ka deklaruar se Kosova mbetet shumë e paqëndrueshme edhe pse situata e sigurisë aktualisht është e qetë që nga shpërthimi i madh i dhunës që ndodhi në muajin maj.  Gjeneralmajori italian Angelo Michele Ristuccia, tha se tensioni midis dy …

Më shumë...

LDK-ja ka dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit lidhur me procedurat për furnizimin e menaxhimin me rezervat shtetërore

Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se ka dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva. Me këtë rast, Gashi ka thënë se “e …

Më shumë...

Enver Hasani: Udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve të komunave nga detyra është në kundërshtim me Kushtetutën

Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se një udhëzim administrativ i lëshuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për largimin e kryetarëve të komunave nga funksioni, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai e mbështet këtë …

Më shumë...

Lista Serbe njoftoi se katër institucionet serbe nuk do të largohen nga objekti në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë të Veriut

Serbët në Veri të Kosovës shpallën Asociacionin, “Republikë Serbe”

Lista Serbe njoftoi se katër institucionet serbe nuk do të largohen nga objekti në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, që sipas autoriteteve lokale i përket kësaj komune. Komuna e Mitrovicës së Veriut ka dhënë afat që deri më 8 shtator Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria …

Më shumë...

Ben Emmerson: Dëshmitari ndërkombëtar, Frederik Abrahams, nuk e ka të bazuar pjesën më të madhe të dëshmisë, ato janë opinione

Ben Emerson

Dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorisë në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Frederic Abrahams, punon për “Human Right Watch” por sipas avokatëve mbrojtës dëshmitari ndërkombëtar nuk e ka të bazuar pjesën më të madhe të dëshmisë së tij dhe se e njëjta bazohet më shumë në opinione. Avokati i …

Më shumë...

Edi Rama: PPE-ja më mirë do të ishte sikur të miratonte një rezolutë, titulluar “Sundimi i Ligjit”, lidhur me rastin Beleri

Partia Popullore Evropiane i ka lëshuar një mesazh kumbues Shqipërisë për shtetin  e së drejtës lidhur me rastin e Fredi Belerit. Ajo kërkon nga autoritetet shqiptare që të sigurojnë betimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarës, Fredi Beleri, pavarësisht nga çështja gjyqësore në pritje. Lidhur me këtë rezolutë, ka …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese do të bëjë vlerësimin edhe të disa ligjeve të miratuara nga Qeveria, por që janë dërguar në Kushtetuese nga opozita

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të bëjë vlerësimin edhe të disa ligjeve të miratura nga Qeveria Kurti e që janë dërguar në Kushtetuese nga partitë opozitare. Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese në procedurë të shyqyrtimit janë ligji për Pagat në Sektorin Publik, ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të shkojë një vizitë shtetërore në Kazakistan, me ftesë të kryetarit Kassim Tokajev

Bajram Begaj thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol vendimtar për Kosovën e lirë e të pavarur

Kryetari i  Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Kazakistan me ftesë të kryetarit  të Republikës së Kazakistanit, Kassim Tokayev, më datat 6-8 shtator 2023. Më 7 shtator, Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Tokayev. Në fokus të takimeve do të jetë …

Më shumë...

Lulzim Basha: Beteja e vërtetë për demokratët është për njerëzit që nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, shpërfillë nismën e Sali Berishës, për datën e mbajtjes së Kuvendit të partisë

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve, Lulzim Basha u shpreh se beteja e vërtetë për demokratët është për njerëzit dhe se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me problemet e opozitës. Basha deklaroi më tej se nuk do të lejojë askënd që për interesa të vetat politike, “të …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Erdoğan beson se së shpejti do të arrihet rezultat në ringjalljen e marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi

Turqia

Kryetari i Turqisë,  Erdoğan tha se beson se së shpejti do të arrihet “rezultat i mirë” në drejtim të ringjalljes së marrëveshjes së drithërave të Detit të Zi që do të përmbushë pritshmëritë e nevojshme, raporton Anadolu. “Rivitalizimi i nismës është prioritet për gjithë botën. Ne jemi në kontakt të …

Më shumë...

PDK: E turpshme është ikja nga përgjegjësia me bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje

PDK

Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar të turpshme dhe ikje nga përgjegjësia bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme nga deputetët e Lëvizjes  Vetëvendosje, ku do të diskutohej lidhur me dështimin e qeverisë Kurti për sigurimin e librave shkollorë. Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për …

Më shumë...

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore. Gashi këtë vendim e ka quajtur antiligjor, duke e quajtur qeverinë Kurti të paaftë për ta menaxhuar situatën me tekstet …

Më shumë...

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve është Agim Idrizi nga komuna e Kaçanikut

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve është Agim Idrizi nga komuna e Kaçanikut

Dëshmitari i radhës i Prokurorisë në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve është Agim Idrizi nga komuna e Kaçanikut. Në dëshminë e tij ai pretendon se në mars të vitit 1999, nga pjesëtarë të UÇK-së, është marrë nga shtëpia e tij dhe dërguar në fshatin, Biqec. Dëshmitari ka pranuar  se …

Më shumë...

Edi Rama: Nuk ndihem fare përgjegjës për veprimet individuale, të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në korrupsion

Edi Rama: Nuk ndihem fare përgjegjës për veprimet individuale, të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në korrupsion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se nuk ndihet  përgjegjës për veprimet që janë individuale, të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në korrupsion. Ai gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste  tha se ata që ai i ka besuar një post dhe që janë përfshirë në korrupsion, …

Më shumë...

Socialistët në Shqipëri, kanë zgjedhur sekretariatin e ri, si dhe janë informuar për ndryshimet në qeveri

Socialistët në Shqipëri, kanë zgjedhur sekretariatin e ri, si dhe janë informuar për ndryshimet në qeveri

Socialistët, në mbledhjen e Asamblesë, kanë zgjedhur sekretariatin e ri, si dhe janë informuar për ndryshimet në qeveri. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar.   Ndryshimet: Ministër i Financave dhe Ekonomisë emërohet Ervin Mete Ministri për Evropë dhe punët …

Më shumë...

Vladimir Putin në bisedë me kryetarin e Turqisë, Erdogan konfirmoi se Rusia është e hapur për bisedime lidhur me marrëveshjen e grurit

Vladimir Putin në bisedë me kryetarin e Turqisë, Erdogan konfirmoi se Rusia është e hapur për bisedime lidhur me marrëveshjen e grurit

Kryetari i Vladimir Putin e priti personalisht kryetarin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan duke konfirmuar se Rusia ishte e hapur për bisedime për marrëveshjen e grurit. Duke folur në hapjen e takimit të tyre në vendpushimin e Detit të Zi të Soçit, Putin konfirmoi një qendrim ndryshe për marrëveshjen e …

Më shumë...