Miroslav Lajcak

M. Lajçak u shpreh shumë mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit për rolin e tyre aktiv dhe mbështetjen që ka marrë në Kosovë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar për takimet që ka pasur në Prishtinë me partitë opozitare, ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe me komandantin e KFOR-it. Lajcak është shprehur se ka pasur ditë produktive dhe diskutime të mira sa i përket zhvillimeve të fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për rrugën përpara. Emisari i BE-së, nga Sllovakia  ka thënë se është mirënjohës për të gjithë bashkëbiseduesit  dhe për rolin e tyre aktiv dhe mbështetjen që ka marrë në Kosovë.

Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajçak, pas takime me autoritetet në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …