Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar propozim-rezolutat për mbështetjen urgjente financiare për pjesëtarët e Policisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar propozim-rezolutat për mbështetjen urgjente financiare për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe atë për nevojën e rritjes së koeficientit për pagat. Rezolutat janë shprehje e vullnetit politik të Kuvendit për çështje të caktuara, por të cilat nuk kanë karakter obligues. Për miratim të saj kanë votuar 25 deputetë, ndërsa 59 kanë abstenuar. Propozim-rezoluta është prezantuar në Kuvend javë më parë prej partive opozitare. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, i ka prezantuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Qeveria e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës. Kohë më parë Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rishikimin e vendimit për shtesat. Ata kanë kërkuar kategorizim si njësi të veçanta, përfshirje në listën e ekspertëve, që rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë, si dhe shtesa për kushte specifike të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …