David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

Profesori  për Studime Evropiane në Universitetin Xhon  Hopkins,  në Amerikë,  Dejvid Kanin nuk shprehet  optimist se kërkesat e ndërkombëtarëve që Serbia ta njohë de facto Kosovën dhe Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do t’i zgjidhnin problemet mes dy vendeve. Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, sipas tij, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet prej jashtë. Një të tillë e kemi pasur në vitin 2018, me planin e ndarjes, apo shkëmbimit të territoreve. Askujt nuk i ka pëlqyer, të gjithë i kanë nxjerrë në dukje problemet dhe ato kanë qenë reale. Por, fakti që ka ardhur nga të dyja palët, që kryetari  Serbisë, Vuçiq dhe kryetari i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë qenë të gatshëm për të bashkëpunuar, është dashur të ishte pika më e rëndësishme”, thotë Tanin për Radion Evropa e Lirë. Me formimin e Asociacionit, thotë ai, serbët në Kosovë do të kishin një organizatë që do të njihej botërisht, ndërkohë që vetë Kosova nuk njihet. Për sulmin në Banjskë, profesori Kanin  thotë se ka shumë pyetje,  por me shumë gjasa, duket se dikush në zinxhirin komandues ushtarak ose të inteligjencës në Beograd, ka pasur lidhje me të. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …