U nda nga jeta, profesori dhe i përndjekuri politik, Enver Gara, nga fshati Kizharekë i Drenasit

Në moshën 71 vjeçare, u nda nga jeta  profesori, atdhedashësi, intelektuali dhe i përndjekuri politik,  Enver Gara. Enveri ishte i lindur në fshatin Kizharekë të Komunës së Drenasit në vitin 1952, ku edhe mbaroj shkollimin fillor pastaj vazhdoi  studimet. Enveri, ishte njeri i sjellshëm, edukator i denjë, familjar i përkushtuar, komunikues me të gjitha shtresat e shoqërisë. Ai ishte shumë modestë dhe i pa kompleks,  ishte mjeshtër i dialogut me shokë e miq, si dhe mjeshtër i analizës politiko-shoqërore që e bënte me aq përkushtim. Ishte i respektuar dhe i dashur nga të gjithë, ai la pas vetës dy djem të ngritur dhe edukuar shkëlqyeshëm, si dhe të shoqen e tija e cila i qëndroj Enverit në krah për një jetë të tërë me plot krenari e respekt.

 

Ceremonia e varrimit:

E premte m[ 10.11.2023

Në orën 12:00 mbahen Homazhe, në Kuvendin  Komunal  të Drenasit.

Në orën 15, bëhet ceremonia e varrimit në varrezat e fshatit të tij, në Kizharekë.

Ngushëllime të sinqerta, familjarëve, miqve dhe shokëve të tij.

I përjetshëm kujtimi për te!

8-11-2023

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …