leoni

Automjetet kalojnë më vështirësi në ‘Rrugën e Kombit’ pas rrëshqitjes së dheut dhe gurëve

Automjetet kalojnë më vështirësi në ‘Rrugën e Kombit’ pas rrëshqitjes së dheut dhe gurëve

Makinat kanë arritur të kalojnë me vështirësi në autostradën Shqipëri-Kosovë të hënën pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe gurëve. Vështirësi e kalimit të mjeteve u raportua dhe përgjatë rrugës Kukës-Tunel i Kalimashit. Dheu dhe gurët duket se kanë rrëshqitur nga të dy anët e rrugës, duke shkaktuar vonesë në udhëtimin e qytetarëve. E njohur ndryshe si “Rruga e Kombit” autostrada prej 170 kilometra përdoret nga mijëra makina që udhëtojnë përgjatë dy anëve të kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma: 29 Gushti Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Sot kujtojmë e nderojmë 15 Dëshmorët e Hanit të Elezit, ata të cilët në data …