Konfirmohen 48 raste të reja me virusin korona, shërohen 903 qytetarë dhe 6 të sëmurë e humbin jetën

Konfirmohen 48 raste të reja me virusin korona, shërohen 903 qytetarë dhe 6 të sëmurë e humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës. Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347. Në total numri i rasteve aktive është 8.903.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …