Autoritete të forcave paqeruaKFORjtëse të KFOR-it kanë pranuar një garanci me shkrim nga Qeveria, cila zotohet se nuk do të dërgohen ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në pjesën veriore të vendit, pa autorizimin e komandantit të kësaj force. Zyrtarë të lartë të NATO-s kanë theksuar se marrëveshja e vitit 2013 mes saj dhe Kosovës është ende në fuqi, dhe, se çdo operacion i FSK-së në veri duhet të realizohet në koordinim me KFOR-in. Zyrtarët gjithashtu kanë lavdëruar respektimin e vazhdueshëm të kësaj marrëveshjeje nga institucionet e Kosovës dhe theksuan rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon. Për sa i përket detajeve të garancisë, KFOR-i ka theksuar se nuk mund të ofrojë informacione të mëtejshme mbi komunikimet e brendshme zyrtare, me autoritetet e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë …