Autoritetet egjiptiane kapin anijen e rrëmbyer shqiptare

Autoritetet egjiptiane kapin anijen e rrëmbyer shqiptare

Një ditë pas arrestimit të shtetasit egjiptian, Adel Salam, që akuzohet nga Policia e Shtetit si autor i rrëmbimit të anijes ‘Çelepia 2’, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar se në bordin e anijes është gjetur shtetasi shqiptar, Luan Mema. Bëhet e ditur se marina e Egjiptit ka marrë në kontroll peshkarexhën dhe e ka vendosur atë në një port ushtarak në Aleksandri. Ambasada shqiptare në Egjipt është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet egjiptiane, prej të cilëve është mësuar se shtetasi shqiptar, Luan Mema është në gjendje të mirë shëndetësore. Autoritetet e këtij shteti poashtu po punojnë për gjetjen e vendndodhjes së shtetasit tjetër shqiptar, Dhimitër Malja si dhe kryerjen e të gjitha hetimeve për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …