Autoritetet më të larta të vendit kanë reaguar ndaj tragjedisë në Gllogjan ku u vranë 3 persona

Autoritetet më të larta të vendit kanë reaguar ndaj tragjedisë në Gllogjan ku u vranë 3 persona. Kryetarja, Vjosa Osmani ka thënë se sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë. Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj nuk do të zmbrapsemi në përmbushjen e këtij misioni. Ajo ka ftuar organet e rendit që sa më parë t`i zbulojnë autorët e krimit dhe t`i sjellin para drejtësisë. Edhe kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se është i tronditur nga vrasja e trefisht në Gllogjan dhe ju ka shprehur ngushëllime familjeve të tyre. “Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve e shoqeve, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Të plagosurit i dëshirojmë shërim të shpejtë. Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për ta hetuar këtë krim të rëndë, e për të mundësuar drejtësi” ka shkruar kryeministri, Albin Kurti. Ndërkohë ka reaguar edhe kryetari I Kuvendit, Glauk Konjufca. “Sonte u tronditem nga rasti tragjik i cili ndodhi në Gllogjan të Deçanit.  Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale. I nxis organet e rendit që sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë. Orët janë të gjata”, ka shkruar kryekuvandari, Glauk Konjufca. Ndaj vrasjes në Gllogjan kanë reaguar edhe kryetar të partive politike dhe personalitete të shumta.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …