Avdi Smajl Kelmendi

Avdi Smajl Kelmendi (25.11.1968 – 6.5.1999)

Avdi Smajl Kelmendi i lindur me -25 nentor 1968, në  fshatin Lutogllav komuna e Pejës rrjedh nga një familje patriotike.

Babai, Smajli, bashkë me të vllan Tahirin, ishin luftëtar te denjë të lëvizjes kombëtare që luftonin për liri kombëtare, gjithnjë në luftë kundër serbomalazezve.

Prinderit: Smajl dhe Miradije Kelmendi kishin tre djem dhe dy vajza. Dëshmori ishte i pesti me radhē ne mesin e vëllezërve dhe motrave. Shkollën fillore e kreu në fshatin Trestenik, ndërsa shkollën e mesme u detyrua ta ndërprej në vitin e dytë, për shkak të shërbimit ushtarak,  që duhej kryer në ushtrinë jugosllave.

Dëshmori Avdi Kelmendi nuk ju përgjigj kësaj ftese. Për këtë u detyrua të largohet për në Gjermani. Në mërgim ishte pjesëmarrës i demonstratave të shqiptarëve kundër regjimit serb në Kosovë.

Me daljen publike te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avdia i përgjigjet zërit të Atdheut. Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i’u bashkëngjit në muajin shtator të vitit 1998, pikërisht pas kthimit nga Gjermania.

Me formimin e Brigades 133″Adrian Krasniqi” sistemohet si ushtar. Kontributin e vet prej luftëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmori Avdi Kelmendi e dha ne fushëbeteja të ndryshme në fshatrat e Lugut të Drinit. Duhet përmendur ofensivat serbe në Nabergjan, Lutogllavë, Trestenik, Ruhot e Trubohoc, e ku forcat e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo vetëm qe ju kundërvunë me devotshmëri, por edhe ju shkaktuan dëme te konsiderueshme në njerëz dhe teknik luftarake.

Më 6 maj te vitit 1999, bie në fushën e nderit dëshmori Avdi Kelmendi, në fshatin e tij të lindjes, në Lutogllavë, duke luftuar për ti mbrojtur pozicionet e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës nga forcat dhe sulmet e armikut serb.

Trupi i tij prehet ne varrezat e dëshmoreve në Lutogllavë, Komuna e Pejës.

Kontrolloni gjithashtu

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 - 29.3.1999)

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 – 29.3.1999)

Menjëherë pas 24 marsit të vitit 1999, pas bombardimeve të NAT0-s mbi forcat çetnike serbe, …