Avdullah Hoti: Albin Kurti po mashtron, ne ia kemi dorëzuar të gjitha dokumentet për dialogun

Avdullah Hoti: Albin Kurti po mashtron, ne ia kemi dorëzuar të gjitha dokumentet për dialogun

Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar teksa ka thënë se u mungon dokumentacioni në lidhje me dialogun me Serbinë. Ai u shpreh se kanë dorëzuar të gjitha dokumentet me të cilët ka punuar qeveria e tij në procesin e dialogut. “Janë dorëzuar të gjitha dokumentet me të cilat ka punu Qeveria ime me muaj të tërë në procesin e dialogut. Dhe normalisht ai në arkivën e Qeverisë ka pasë edhe dokumente të ndryshme që janë arritur në Qeverinë paraprake. Për çdo gjë që unë kam bërë në Qeveri është protokoluar. Kryeministri Kurti mashtron si me çdo gjë tjetër. Tani më të gjithë e kanë të qartë”, u shpreh Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …