Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, foli për të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e investimeve në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit  lidhur me klimën e investimeve në Kosovë në vitin 2024. Ai  ka shkruar se është shqetësuese mungesa totale e reformave ekonomike në këto vite, duke rezultuar me përkeqësim të ambientit biznes dhe investime. Raporti  i publikuar këto ditë ofron një përmbledhje objektive dhe të paanshme të klimës së investimeve në Kosovë më 2024. Sigurisht se Kosova ka sfida afatgjate në fushën e ekonomisë, të lidhura me zhvillimet politike që marrin kohë për t’u adresuar. Por ajo që është shqetësuese është mungesa totale e reformave ekonomike në këto vite, duke rezultuar me përkeqësim të ambientit biznes dhe investime. Nisur nga kapacitet e kufizuara të Kosovës për financim të investimeve në shkallë të gjerë e në teknologji moderne, investimet e jashtme janë thelbësore për të siguruar rritje më të lartë ekonomike dhe për të sjellë teknologjinë më të re”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …