Avdullah Hoti, kritikoi Qeverinë për qasjen ndaj institucioneve publike,  të cilat përmes Kushtetutës së Kosovës janë të pavarura

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, sot në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Qeverinë për qasjen ndaj institucioneve publike të cilat përmes Kushtetutës së Kosovës konsiderohen të pavarura. Ai ka kërkuar nga qeveria që të mbushet mend, sepse pasojat po i vuajnë të gjitha, bizneset, qytetarët dhe institucionet të cilat janë pa drejtues përkatës. Në këtë mënyrë veprimi  po vihet në  pikëpyetje edhe kredibiliteit institucional për të çuar përpara agjendën e demokratizimit të shoqërisë.  Hoti ka përmendur Bankën Qendrore të Kosovës, që ka mbetur pa guvernator. Procesi i zgjedhjes së zëvendës guvernatorëve që sot do të duheshin ta ushtronin detyrën e guvernatorit është bojkotuar nga anëtarët e bordit gjatë vitit 2022. Një ditë para se të mbaroj mandati u shkarkua edhe një ushtruese e zëvendësguvernatorit për t’i hap rrugë që kryetari i bordit ta ushtrojë detyrën e guvernatorit. Kjo nuk është para në 20 vitet e pasluftës së Kosovës”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …