Avdullah Hoti

Hoti: Nuk varet nga LDK-ja nëse Nisma Socialdemokrate do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk varet nga LDK-ja nëse Nisma do të merr pjesë në një koalicion paszgjedhor qeveritar. “Nuk na takon neve që të vendosim për përfshirjen e Nismës në një koalicion paszgjedhor. Kjo i takon partisë së parë. VV ka marrë më shumë vota dhe si parti e parë themelon qeverinë. Nuk na takon neve”, thotë Hoti. “Matematikat për formimin e Qeverisë i bën partia fituese. Partia e parë e merr mandatin dhe pastaj i fton partitë tjera për koalicion”, tha ai. Ai po ashtu ka thënë se votuesi ka vendosur edhe për postin e  kryeministrit, pasi VV ka marrë vota më shumë se LDK.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …