Avdullah Hoti: Qeveria e Kosovës do të ndajë një fond për familjet e prekura nga vërshimet

Avdullah Hoti: Qeveria e Kosovës do të ndajë një fond për familjet e prekura nga vërshimet

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria do të ndajë një fond për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet. Ai tha se fondi pritet të ndahet në bazë të kapaciteteve që ka Qeveria e Kosovës. “Në Qeveri do të ndajmë një fond në bazë të mundësive që t’u ndihmojmë familjeve në nevojë nga vërshimet. Ne jemi në tërën çdo ditë, jam takuar me kryetarët e komunave që kanë dalë në teren”, shtoi Hoti. Kosova u përballë me vërshime të shumta gjatë ditëve që lamë pas si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, që shkaktuan edhe dëme ekonomike në familje të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …