Kosova duhet të ndërtojë një miks energjetik më të balancuar, duke kombinuar rehabilitimin e termocentraleve ekzistuese me investime në energjinë e erës, diellit dhe gazin e lëngshëm natyror , vlerësojnë ekspertë të sektorit të energjisë dhe organizata mjedisore. Sipas tyre, modernizimi i termocentraleve është i domosdoshëm për të shmangur krizat afatshkurtra të furnizimit, por nuk mund të konsiderohet si zgjidhje afatgjatë për sistemin energjetik të vendit. Ata theksojnë se mbështetja vetëm te qymyri nuk garanton siguri energjetike dhe as ulje të ndotjes së ajrit. Debati për të ardhmen energjetike është intensifikuar në kohën kur institucionet po shqyrtojnë mundësi të reja për zhvillimin e sektorit, përfshirë gazifikimin e qymyrit, ndërsa ende nuk është marrë një vendim për përfshirjen e Kosovës në projektet rajonale për furnizim me gaz të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara. Njohësit e fushës theksojnë se vetëm një kombinim i burimeve konvencionale dhe atyre të ripërtëritshme mund të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, të rrisë sigurinë energjetike dhe të përmbushë objektivat mjedisore të Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
