Valdete Daka: Është e qartë se Kosova po shkon sërish në zgjedhje

Ish-kryetarja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka vlerësuar se zhvillimet politike pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit tregojnë se Kosova po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor.  “Jemi duke shkuar asaj rruge (drejt zgjedhjeve të reja), me vet faktin që bisedime nuk ka. Është shumë e qartë se ne përsëri jemi duke shku kah zgjedhjet, fatkeqësisht për këtë vend. Nuk kemi prononcime nga partia në pushtet e cila duhet e para të japë sinjal që dëshiron ta zgjidhë këtë krizë, ajo është e vetmja e cila i ka krejt letrat në dorë, i ka numrat”, është shprehur Daka.  “Nuk është që kemi pasur lëvizje të madhe të votave, përveç këtyre 150 mijë qytetarëve që nuk kanë dalë me votu fare dhe tash nuk mundemi me thënë me siguri që ato vota kanë qenë të VV-së, sepse ndoshta ka pasur edhe votues të partive tjera. Megjithatë, numri më i madh që i mungon nga zgjedhjet e 28 dhjetorit janë votat për partinë në pushtet, pra nuk kemi ndonjë ndryshim shumë të madh”, deklaroi ajo. Daka shtoi se edhe në rast të zgjedhjeve të reja nuk pritet ndonjë ndryshim i madh në rezultatet zgjedhore, duke theksuar se lëvizjet e votave kanë qenë të vogla, ndërsa rreth 150 mijë qytetarë nuk kanë marrë pjesë në votime.

Kontrolloni gjithashtu

Bleron Baraliu: Debati për gazin amerikan është bërë destruktiv, opozita po krijon narrativë të rreme

Profesori universitar Bleron Baraliu ka reaguar lidhur me debatin për projektin e gazit amerikan, duke …