Aeroporti i Prishtinës shton linjë të re direkte drejt Karlsruhe/Baden

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se nga 3 korriku ka nisur operimin e një destinacioni të ri në rrjetin e fluturimeve, duke zgjeruar lidhjet ajrore me Gjermaninë. Sipas njoftimit të aeroportit, në bashkëpunim me kompaninë ajrore GP Aviation është inauguruar linja e re direkte Prishtinë – Karlsruhe/Baden. Nga Aeroporti “Adem Jashari” u bë e ditur se janë përfunduar të gjitha përgatitjet për nisjen e kësaj linje, ndërsa ekipet e aeroportit dhe të GP Aviation kanë mirëpritur pasagjerët e fluturimit të parë. “Jemi të lumtur që po rrisim mundësitë e udhëtimit dhe po krijojmë ura të reja lidhëse”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Sipas aeroportit, destinacioni i ri pritet të ofrojë më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e Kosovës, si dhe të forcojë lidhjet ajrore me rajonin e Karlsruhe/Baden në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Bleron Baraliu: Debati për gazin amerikan është bërë destruktiv, opozita po krijon narrativë të rreme

Profesori universitar Bleron Baraliu ka reaguar lidhur me debatin për projektin e gazit amerikan, duke …