Luka Misetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Për gjashtë vjet nuk ka kontaktuar asnjëherë mbrojtjen e Hshim Thaçit

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçi, Luka Misetiq, ka reaguar ndaj deklaratave të Avokatit të Popullit të gjykatës speciale, Pietro Spera, duke e kritikuar për mungesë komunikimi me ekipin mbrojtës gjatë gjashtë viteve të fundit. Reagimi i Misetiqit vjen pasi Spera publikoi një video ku foli për rolin e tij në monitorimin e kushteve të paraburgimit dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të të paraburgosurve. Ai tha se, në kuadër të mandatit të tij, u ka ofruar takime private dhe konfidenciale të paraburgosurve, duke shtuar se disa prej tyre i kanë pranuar këto takime, ndërsa të tjerë jo. Në një postim në platformën X, Misetiqi vlerësoi se, pavarësisht mandatit që Spera deklaron se ka për të monitoruar dhe mbrojtur të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk ka kontaktuar asnjëherë ekipin mbrojtës të Thaçit. “Ndërsa Avokati i Popullit i thotë se mandati i tij është të ‘monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur’ të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në gjashtë vjet”, ka shkruar Misetiqi. Ai krahasoi këtë qasje me atë të Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, për të cilin tha se ka qenë vazhdimisht në kontakt me ekipin mbrojtës në kuadër të përpjekjeve të tij monitoruese. “Ndryshe nga kjo, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij monitoruese”, ka shtuar Misetiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Bleron Baraliu: Debati për gazin amerikan është bërë destruktiv, opozita po krijon narrativë të rreme

Profesori universitar Bleron Baraliu ka reaguar lidhur me debatin për projektin e gazit amerikan, duke …