Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Avdullah Hoti thotë së është keq kur miqtë duhet të na kërkojnë të kryejmë detyrat tona kushtetuese

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se është keq kur miqtë duhet të na kërkojnë të kryejmë detyrat tona kushtetuese dhe është mungesë e përgjegjësisë shtetërore të bartësve të institucioneve. “Sot mbushet një vit prej se është bllokuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ana e Presidentit.  Ambasada e SHBA-së sot ka reaguar, duke cituar edhe reagimet e opozitës. Është keq kur miqtë duhet të na kërkojnë të kryejmë detyrat tona kushtetuese. Kjo është mungesë e përgjegjësisë shtetërore të bartësve të institucioneve. Është shqetësues fakti që institucioni më i lartë i Republikë së Kosovës po përdoret për interesa politike. Kjo qasje duhet të marrë fund. Anëtarët e KQZ-së duhet të emërohen sipas Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje, si dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Çdo veprim tjetër paraqet shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit. Edhe mos veprimi për një vit të plotë është shkelje e Kushtetutës. Presidenti ka obligim kushtetues të garantojë funksionimin e institucioneve të parapara me Kushtetutë, dhe KQZ-ja është institucion i paraparë me Kushtetutë”, ka shkruar ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …