Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se më 29 mars kishte tejkalimin të autorizimeve kushtetuese dhe duhet të ketë përgjegjësi të plotë për gjithë zinxhirin komandues që ka marrë pjesë në këtë shkelje sipas konventës ndërkombëtare. “Kërkojmë rezolutë që drejtori i policisë, drejtori i AKI-s, kryeprokurori i shtetit, ministri i Brendshëm, ai i Jashtëm, ai i Drejtësisë të raportojnë brenda tri ditësh me shkrim për procedurat që janë ndjekur me këtë rast. Kërkojmë formimin e komisionit parlamentar për të zbardhur këtë rast. Përgjegjësit e këtij skandali të japin përgjegjësi sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Kuvendi i Kosovës kërkon nga institucionet e rendit që përgjegjësit e këtij skandali t’iu sigurohet e drejta për gjykim të drejtë dhe transparent, përfshirë edhe të drejtën e ankesës”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Koalicioni, AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, ka mbajtur tubime elektorale në Vitomiricë të Pejës dhe në Rogovë të Hasit
Koalicioni, AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, ka mbajtur tubime elektorale, në Vitomiricë të Pejës dhe në …