Avdullah Hoti: LDK brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë

Avdullah Hoti thotë se mënyra se si po përfaqësohet Kosova në dialog, nuk mund të konsiderohet e duhur

Mënyra se si po përfaqësohet Kosova, nuk po konsiderohet e duhur nga ana e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Ai thotë se Kosova ka institucione që e marrin mandatin përmes votës për ta përfaqësuar Kosovën, përderisa kritikoi ekipin negociator në krye me Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn. Hoti ka thënë se deklaratat e kundërshtarëve politikë që po i bëjnë ftesa publike LDK-së për t’iu bashkuar Ekipit Dialogues, të cilat i konsideroi si pasojë e “frikës në procesin e dialogut për shkak se u mungon aftësia politike, pra legjitimiteti, për ta përfaqësuar Kosovën”. Arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, ai nuk po e sheh si diçka emergjente. Madje, thotë se ndoshta duhet pritur. Ai e ka quajtur “Ekip Dekorues”,  Ekipin Negociator të Kosovës për bisedimet në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …