Avionët supersonikë amerikanë “B-1” kanë fluturuar mbi Korenë e Jugut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lansuar avionët e tyre  supersonik “B-1” mbi Korenë e Jugut, për të treguar forcën vetëm pak ditë pasi Koreja e Veriut kreu testin e pestë bërthamor. Dy avionë “B-1” kanë kryer fluturime në lartësi të ulët mbi një bazë ajrore të vendosur rreth 77 km. nga kufiri. Testi i fundit bërthamor i Penianit mendohet të jetë më i madhi i kryer ndonjëherë.  Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Veriun me “pasoja serioze” pas testit. Avionët “B-1” janë në gjendje të mbajnë raketa bërthamore dhe bomba që mund të shkatërrojnë edhe bunkerë nëntokësorë.  Fluturimi i avionëve ishte planifikuar për të hënën, por u shty për shkak të kushteve të motit në lokalitetin Guam, ku avionët janë vendosur.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …