Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Avni Arifi dënon sulmet e vazhdueshme të militantëve të Vetëvendosjes kundër Ramush Haradinajt

Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Arifi, ka folur lidhur me  sulmet e vazhduara të eksponentëve të partisë, Vetëvendosje, kundër çlirimtari dhe politikanit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai analizoi se çka fshihet prapa këtyre sulmeve, duke sugjeruar se Vetëvendosja  po shfrytëzon çështjen e veriut të Kosovës dhe patriotizmin si pjesë të fushatës së tyre për zgjedhjet e vitit 2025. Ai kritikoi ashpër fyerjet ndaj Haradinajt dhe familjes së tij, duke theksuar sakrificat e jashtëzakonshme të familjes Haradinaj gjatë luftës për liri. Arifi përfundoi me një thirrje për respekt ndaj figurave historike, duke dënuar bandat e kuqe” të kësaj partie dhe të tjerët që, sipas tij, sulmojnë padrejtësisht ata që kanë kontribuuar për kombin.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …