Avni Bytyçi: Haki Abazi është keq-përdorues i fondeve të shoqërisë civile, nuk e meriton të jetë në krye të insitucioneve

Avni Bytyçi: Haki Abazi është keq-përdorues i fondeve të shoqërisë civile, nuk e meriton të jetë në krye të insitucioneve

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit, Haki Abazi nga Vetëvendosje i cili duke kritikuar LDK-në për prishje të koalicionit, ka përmendur partinë më të madhe opozitare, PDK-në. Bytyçi nëpërmjet një deklarate në rrjetin social, e ka akuzuar Abazin si zhvatës, keq-përdorues dhe përfitues të fondeve të shoqërisë civile ndërsa e ka porositur atë që mos ta përmend PDK-në në përplasjet që ka Vetëvendosje me partnerin e saj LDK-në. “Fokusi ynë i vetëm në këto rrethana, është te qytetari i Kosovës dhe ekonomia e vendit që janë duke u ballafaquar me pandeminë e virusit covid-19. Jeni thjeshtë të neveritshëm, ju nuk e meritoni asnjë moment të qëndroni në krye të institucioneve. Kjo qeveri ka ra, për fat të keq në rrethanat më të këqija, por PDK do të vazhdoj të qëndroj me qytetarin. Në opozitë edhe pas rënies së kësaj qeverie. Marre ju qoftë!”, ka shkruar Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …