Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar zhvillimet e djeshme në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Bytyçi është shprehur se përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani dje ka luftuar për demokratinë e Kosovës dhe vota e tij kundër listave që bien ndesh me Kushtetutën ka qenë votë për ta mbrojtur rendin kushtetues të Kosovës, shkruan lajmi.net Ai shprehet se Zyra për Certifikim ka pasur presion e me gjasë edhe kërcënim nga VV që ka nxjerrë një vendim të paligjshëm për certifikimin e listave siç janë të tilla. “Vota kundër e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbahet mend gjatë, jo vetëm se ka qenë e drejtë, por për shkak se ka qenë zëri i vetëm ne ato momente dramatike. Të gjithë kanë qenë të heshtur, dje nuk u degjuan zërat e zhurmshëm të shoqerisë civile, mediave e as ambasadave të Kuintit. Sigurisht situata kish qenë ma ndryshe nëse rolet kishin qenë të kundërta, megjithatë kjo pjesë i takon të kaluarës tani”, shkruan Bytyçi.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …