leoni

Avokat, Tahir Rrecaj

Avokat, Tahir Rrecaj: Jam profesionist dhe i besoj kësaj gjykate e cila do ta pastrojë luftën e UÇK-së (!)

Avokati,  Tahir Rrecaj beson në pafajësinë e ish-komandantëve të UÇK-së dhe në drejtësinë e Gjykatës Speciale.  Në një intervistë për “Epoka e re”, ai ka thënë se gatishmëria e ish-komandantëve të UÇK-së për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës për intervistim ( nuk është fjala për intervistim në kuptim gazetar të fjalës por për hetim policor)  të Prokurorit të Specializuar tregon për pafajësinë e tyre.  Ai  është shprehur i bindur se nëpërmjet këtij procesi do të vërtetohet edhe një herë pastërtia e luftës çlirimtare të Kosovës sikurse është vërtetuar nga gjykata e UNMIK-ut, e EULEX-it dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.  Avokati nuk ka treguar me këtë rast se sa qindra luftëtarë të lirisë jane shapllur fajtorë dhe janë dënuar maksimalisht, gjatë këtyre 20 viteve. Unë dua të besoj në pastërtinë e luftës çlirimtare”, është shprehur avokati i cili ka siguruar një të ardhme të majme shumëvjeçare me paratë që do t’u marrë klientëve të tij “për t i pastruar” para gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Lindner: Synimi i Putinit s’është vetëm Ukraina por edhe Evropa

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner ka thënë se synimi i Putinit s’është vetëm pushtimi …