Avokati, David Hooper, ka pyetur trupin gjykues ku janë pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore dhe Shtëpia e Verdhë

Avokati, David Hooper, ka pyetur trupin gjykues ku janë pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore dhe Shtëpia e Verdhë

Avokati i Hashim Thaçit,  David Hooper, ka pyetur  trupin gjykues ku janë pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore dhe historia e Shtëpisë së Verdhë, e cila ishte e rëndësishme për krijimin e kësaj gjykate. Ato pretendime jo vetëm që ishin  një njollë por kjo edhe e krijoi këtë gjykatë që  thuhet se është e Kosovës, por unë këtë nuk po e shoh dhe  kjo nuk është e tillë.  Thaçi e dinte se ato ishin gjepura dhe në  fillim pranoi këtë gjykatë. Asgjë në këtë akuzë nuk flet për inkriminimin  e  Hashim Thaçit,  ka thënë avokati, i cili ka çmuar aktivitetin e tij  në kohën e luftës dhe të paqes në Kosovë. Ku janë pretendimet për trafikimin e organeve, sepse këto ishin shumë të rëndësishme për lindjen e kësaj gjykate, ka pyetur  avokati Huper. Ai ka bërë me dije se do të kërkojë nga Gjykata Speciale që ta lirojnë përkohësisht Hashim Thaçin nga paraburgimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …