Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Paraqitja e Thaçit në Hagë është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar paraqitjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, të cilën e ka cilësuar si dinjitoze. Hoxhaj ka thënë se kjo paraqitje është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.  “Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova! Prandaj, paraqitja dinjitoze e Presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara për Kosovën është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, shkruan ndër të tjera Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …