Procesi gjyqësor kundër ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa do të vazhdojë gjatë ditës së sotme

Avokati i Salih Mustafës, njofton se sot mbahet konferenca përgatitore, pasi ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe të provave

Avokati i Salih Mustafës, njofton se  sot pritet të mbahet konferenca përgatitore pasi ai  ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe të provave. Në pajtim me Urdhrin e Trupit Gjykues 1 dhe në pajtim me Rregullën 119 të Rregullores së Procedurës dhe Provave para Gjykatës Speciale  mbrojtja e z. Salih Mustafa paraqet materialin për çështjen e mbrojtjes”, thuhet në shkresë. Lista e dëshmitarëve dhe provave, që përmban informacionin e përcaktuar në Rregullën 119  dorëzohet si konfidenciale sipas Aneksit 1 dhe Aneksit 2 të këtij parashtrimi. Sipas shkresës, mbrojtja ka ndërmjetësuar me Zyrën e Prokurorisë në lidhje me listën e propozuar të provave. Kurse, sa i përket autenticitetit nuk ka pasur kundërshtime dhe janë bërë disa vëzhgime. “Mbrojtja dorëzon me këtë dokument, materialin sipas Rregullores së Punës dhe Provave, për të paraqitur një rast të Mbrojtjes”, thuhet në fund të shkresës. Sot pritet të mbahen konferencat përgatitore të mbrojtjes. Pasi Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale e ka përfunduar paraqitjen e çështjes së saj në gjykimin e Salih Mustafës. Tanimë pritet që çështjen e saj të fillojë të paraqes mbrojtja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …