Në Ditën Ndërkombëtare Gruas sot po mbahen marshe në disa qytete të Kosovës

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sot po mbahen marshe në disa qytete të Kosovës

Grupi organizativ “Marshojmë, nuk festojmë”, sot, duke filluar nga ora 10:00 ka marshuar  për të kundërshtuar dhunën ndaj grave. Ky marsh, përveç në Prishtinë, do të organizohet edhe në Kastriot, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe në Gjilan. Organizatorët e marshit, pretendojnë se janë gjykatat, prokuroritë dhe mbrojtësit e viktimave shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010, me 48 gra të vrara nga burrat në Kosovë. Në Prishtinë ky grup organizativ, sot  marshin e  ka filluar nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, më pas te Rrethi i Flamurit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar deri te objekti i Qeverisë së Kosovës, në Prishtinë. Kodi Penal i Kosovës dënimin më të rëndë për vrasje e parasheh me burg të përjetshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …