Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe i ka dërguar një ankesë gjykatës së Apelit, i pakënaqur me gjyqtarin francez

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi pasi kanë pushuar arsyet të mbahet më tej në arrest

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi pasi kanë pushuar arsyet të mbahet më tej në paraburgim. Ai me këtë rast ka kërkuar që në një vijë me garancinë, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, të ftohet në një seancë dëgjimore ku do të merrej një vendim për lirimin apo jo të ish-drejtorit politik të UÇK-së. “Të thirret një seancë ose seanca dëgjimore dhe urdhëroni praninë e individëve përkatës duke përfshirë Drejtorin e Policisë së Kosovës, Kryeshefin e Paraburgimit të Njësisë së Paraburgimit të KS, përfaqësuesit e Qeverive, të mbrojtjes dhe anëtarëve të tjerë përkatës të Regjistrit e të diskutoni kushtet e lirimit. Avokati amerikan ka bërë të ditur në parashtresën  se ekzistojnë sërish garanci nga shtete të treta për lirimin e Thaçit, raporton Lajmi. net. Keohe  ka kërkuar që lirimi i Thaçit të bëhet në këto shtete, në bazë të kushteve që gjyqtari paraprak konsideron se janë të nevojshme. Në alternativë ndaj arrestit shtëpiak në Kosovë, Mbrojtja përsërit propozimin e që Hashim Thaçi të lirohet në territorin e caktuar sipas kushteve që gjykohen të nevojshme nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …