leoni

Avokati Kujtim Kërveshi: Gjykata Speciale është politike dhe gjykimet e këtij mekanizmi do të jenë të tilla

Avokati Kujtim Kërveshi: Gjykata Speciale është politike dhe gjykimet e këtij mekanizmi do të jenë të tilla

Avokati, Kujtim Kërveshi ka theksuar se Gjykata Speciale është politike, dhe gjykimet e këtij mekanizmi do të jenë të tilla. Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë ardhur për shkak të brishtësisë të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore, të drejtësisë që kanë vepruar në Kosovë. Nëse ne si shoqëri kemi qenë të ndjeshëm ndaj ish – ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe nuk kemi punuar për t’i faktuar krimet që janë bërë ndaj nesh. Por, çfarë ka bërë Serbia në raport me dëshminë e krimeve të supozuara të luftës në Kosovë. Nuk janë ndalur asnjë minutë. Dihet se  Gjykata Speciale është themeluar në bazë të një supozimi që e ka bërë Dick Marty në Këshillin e Evropës, për tu thënë nga pala kosovare se tash kemi të bëjmë me një detyrim ndërkombëtar. Nuk i kuptojmë as detyrimet ndërkombëtare. Nëse ka një profesionist që thotë se ka detyrim ndërkombëtar nga një organizatë pjesë e së cilës nuk je, atëherë këtu bëhet fjalë për injorancë të madhe”, ka deklaruar avokati, Kujtim Kërveshi.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …