Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi i Kosovës

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, në Kuvendin e Kosovës nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa i ka Kuvendi. Koalicioni qeverisës dhe LDK thuhet se i kanë siguruar 79 vota dhe janë në kërkim edhe të një vote. Kryesia e kuvendit të Kosovës në pajtim me të gjitha grupet parlamentare përfundimisht vendosi që vazhdimi i seancës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi të mbahet  të martën me më 20 mars 2018. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pret që deputetët e kuvendit të Kosovës të reflektojnë dhe ta mbështesin ligjin e demarkacionit, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të dalin nga izolimi dhe të lëvizin lirshëm në zonën shengen. Shënjimi i vijës kufitare me Malin e Zi është kusht i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe për mua nuk ka qenë një proces i lehtë dhe vazhdon të mos jetë një proces i lehtë, por nuk po mund ta shoh popullin tim të izoluar, duke pasur parasysh se megjithatë kemi arritur ta ruajmë tërësinë territoriale dhe mundësinë e korrigjimit të marrëveshjes në drejtimin e Çakorrit dhe Kullës”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …