Avokati, Ramiz Krasniqi: Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për arrestimin dhe paraburgimin e Sadri Rambajës

Avokati, Ramiz Krasniqi: Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për arrestimin dhe paraburgimin e Sadri Rambajës

 Ramiz Krasniqi, avokat  i Sadri Ramabajës ka sqaruar arsyet e arrestimit, dhe caktimin e masës së  paraburgimit prej 30 ditësh kunder tij. Ai  ka sqaruar se masa e paraburgimit është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale. “Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Sadri Ramabaja ka kryer veprën penale e trajtuar si  “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës nga neni 126 paragrafi 1 lidhur me nenin 34 paragrafi 1 të KPK, dhe Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 paragrafi 1 dhe 2 të KPK”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se Ramabaja nuk është arrestuar si pjesëtar i Vetëvendosjes, por për shkak të këtyre dy veprave penale për të cilat dyshohet se i ka kryer. Avokati ka thënë se Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme për këtë rast dhe beson se në seancën e ardhshme dëgjimore, klienti i tij Sadri Ramabaja do të lirohet. “Prokuroria nuk ka prova të bazuara që klienti im është i përfshirë në këtë grup. Unë mendoj që do të lirohet pas seancës së ardhshme. Ramabaja nuk është i implikuar atë e kanë implikuar”, tha Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …