Gjykata Themelore e Prishtinës, mori vendim për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij Besnik Berisha. Një vendim të tillë Gjykata Themelore e Prishtinës, e kishte marrë edhe më 12 mars të këtij viti, kur ishte refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës, duke e liruar atë që të mbrohej në liri. Mirëpo, vetëm pas 11 dite qëndrimi në liri, ndaj Azem Sylës përsëri ishte marrë vendimi që ai të kthehet në burg shtëpiak.
