Jusuf Azemi

Azemi: Masat e reja të ndërmarra nga Qeveria do të ndikojnë që të ketë humbje deri në 70 milionë euro

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar se masat e reja të ndërmarra nga Qeveria do të ndikojnë që të ketë humbje deri në 70 milionë euro. Ai ka shtuar më tutje se paraprakisht duhet të bëhet një analizë e thellë sa i përket mbylljes sepse duhet ditur se si të mbështetet sektori privat. Nëse marrim statistikat e vitit të kaluar ne kemi humbje mbi 1 miliard euro, ka theksuar kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka shfaqur shqetësimet e tij për pasojat që do të vijnë nga masat që k andërmarr Qeveria Kurti ndaj pandemisë. Ai ka përkujtuar se vetë fakti që kemi rreth 60 mijë punëtorë të papunë, dhe vetë fakti që do të ketë rënie të qarkullimit qoftë në gastronomi qoftë në hotele besoj që janë indikatorët kyç që dhënë hapësirë për shqetësim. Në këtë drejtim besoj që duhet një analizë dhe kur të kemi mbyllje duhet të dimë se si të mbështetet sektori privat se vetëm mbyllja nuk është zgjidhje.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …