Çitaku

Vlora Çitaku: Pavarësisht çka thotë kryetarja, Vjosa Osmani e të tjerët, pa UÇK-n nuk do të kishte TMK, as FSK

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Vlora Çitaku iu ka  bashkuar debatit që shkaktoi, zonja Vjosa Osmani në një shkrim dedikuar përvjetorit të betejës së Koshares. Çitaku thotë se pa UÇK nuk do të kishte pasur as FSK. “I mbaj mend shumë mirë negociatat për demilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. TMK lindi aty, ndonëse nuk ishte paraparë në marrëveshjen e Rambujesë.  Njëjtë, TMK me shumë mund u transformua në FSK.  Njëjtë, me shumë mund u transformua edhe mandati i FSK-së. E kam ndjekur këtë proces hap pas hapi. Aty e këtu kam kontribuar, aq sa kam mundur. Por, e them me bindje të plotë se pa luftën e UÇK-së, pa TMK-në nuk do të kishte çlirim të Kosovës as FSK, ka nënvizuar zonja Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …