Azgan Haklaj

Azgan Haklaj: Betejë shterruese me ligjshmëri e qytetari, jo me konspiracion e ujdi, molotov e qyqi! 

 “Udhëtimi” dhe prapaskenat e simboleve të PD-së!
 U bënë 3 vite që demokratët shqiptarë po përballen me preçedentë e fenomene jo vetëm të pashoq por dhe të pahasur ndonjëherë juridikisht në asnjë rast dhe në asnjë vend në. Ka qenë i pritshëm reaksioni i kastës së vjetër të diktaturës dhe i inercisë që dikton mentaliteti i saj, por kur kjo betejë e pamoral zhvendoset mu në zemrën funksionale të këtij institucioni politik siç është rasti i PD-së situata komplikohet dhe futet në mos në hullinë e vetshkatërrimit në atë të ngatërrimit marramendës. Pa dashur të bëj parantezë të gjatë pasi kjo skenë është e njohur për gjithkënd po i qasem logjikisht e juridikisht problemit që Jo vetëm shqetëson por po tenton të çojë në vetëasgjesim PD-në institucionin e shpresës lirisë e pluralizmit që lindi 34 vite më parë. Është fjala për lojën e çmendur revolucionare e fatkeqësisht sot edhe juridike me simbolet, siglat dhe vulën e saj të cilat janë kthyer në temë e ditës duke tentuar me strategji harresën ndaj korrupsionit e krimit shtetëror, inceneratoreve, korrupsionit të sofistikuar të jakave të bardha 5D, 3D, vjedhjet e fondeve të BE-së nga Beqaj e Krifca e deri tek bluzat e bardha që bënin biznes me ditët e fundit të njerëzve që luftonin me vdekjen, ngjarje tronditëse kjo që ka arritur majat e tejskajet e padëgjuara në një vend që aspiron integrimin europian. Kjo situatë kulmoi nga një vendim i Departamentit të shtetit duke shpallur Sali Berishën non grata.
I parainformuar për këtë Berisha dhe enturazhi i tij i ndihmuar herë haptas e herë fshehtas nga Edi Rama dhe establishmeti i vjetër politik ndërmori një kryqëzatë kundër PD-së dhe lidershipit luajal të saj për ta shndërruar në mjet mbrojtjeje e protagonizmi për hallet e tij. Inkursioni i Berishës filloi me retorikë linçuese e shpifëse ndaj Lulzim Bashës, pasuar me foltore, me një tubim jo statutor në stadiumin e futbollit duke e përmbyllur me antifadë në selinë e PD-së, i ndimuar dhe nga një vendim gjyqsor, sa i pa sens po aq dhe kriminal i njohur si vendimi “Zhukri”. Tërheqja strategjike për hir të refleksionit për unitet i kryetarit të ligjshëm të PD-së Lulzim Basha i dha zemër papërgjegjshmërisë, paligjshmërisë dhe agresvitetit të Sali Berishës duke konsoliduar enturazhin e tij si “Rithemelimi” e duke vepruar deri dhe ne fushata zgjedhore me simbole e sigla të vjedhura e të falsifikuara. Mirëpo e gjithë kjo ndodhi me dhunë dhe aspak me konfirmime juridike sepse askush nuk guxonte të ligjëronte këtë paligjshmëri ndaj Partia Demokratike zyrtare gezonte imuntitetin e saj të pacënuar juridik e elektoral duke pasur të regjistruar kryetarin e forumet e saj, vulën dhe siglat, si dhe buxhetin e komisionerët elektoralë që ja siguronte ligji. Kështu që formacioni revolucionar luftarak “Berisha” edhe formalisht po formëzohej në dukje si diçka tjetër jashtë PD-së.
Natyrisht që kjo solli pështjellim e ngatërresa, por ështl fakt që në 3 palë zgedhje, një të përgjithshme lokale e dy parciale Sali Berisha konkuroi me grupacionin “Rithemelim” pa e legalizuar por duke e kamufluar nën çadrën e Partisë LSI-së , sot e Lirise të Ilir Metës. Është për tu theksuar fakti së në të tre rastet ai bëri thirrje publike mos e votoni PDSH-në e sot e ka grabitur me truke të drejtësisë Rama-Balluku! Ndëshkimi i dytë për Berishën nga Mbretëria e Bashkuar vetëm sa e egërsoi më shumë atë dhe e futi në rrugën e sofistikimit e konsipracionit për të grabitur ç’do gjë të ligjshme në PD dhe për ta vendosur si mburojë e rrufepritës privat në ballkonin e rrugicës së “shpresës” ku gjendet i syrgjynosur nga vendimi i SPAK-ut. Duke qënë i ndërgjegjshëm se aktiviteti politik i Rithemelimit ishte i paligjëruar dhe i paliçensuar Berisha hodhi hapin e tretë sa konspiativ po aq dhe me suport nga Edi Rama në këmbim të ujdisë e koabitacionit politik për të ruajtur të pacënuar status quonë politike 30 -vjeçare. U gjet një trupë gjyqtarësh në Gjykatën e Apelit e cila në shkelje flagrante të ligjit rrëzoi hirarkinë gjyqsore dhe refuzoi të zbatonte vendimin e Gjykatës së Lartë për gjykim në themel të dosjes, por mori një vendim të pjesshëm, dhe me proçedurë thjesht rrëzoi ankimimin dhe urdhëroj dorëzimin e Partisë Demokratike Zyrtare te ballkoni bunker anti-amerikan si dhe simbolet dhe legjetimitetin e kësaj force politike partnere adekuate e SHBA-së BE-së, Mbretërisë së Bashkuar.
Kështu pra qartazi kemi një përvetësim të paligjshëm të titullit zyrtar të PDSH-së nga foltorja, me falsifikim nga Rithemelimi dhe me shpërdorim detyre nga Zhukri dhe tre gjyqtaret e apelit, të cilët me vendimet e tyre kanë shkelur haptazi ligjin e partive politike konform kushtetutës. Për këdo rrugët konsiprative anti ligjore e korruptive të vendimit absurd të Gjykatës së Apelit janë të qarta: Edi Rama në prapaskenë e zv e tij Balluku në ballë diktuan këtë vendim kriminal i cili do të kontestohet juridikisht që nga rekursi në Gjykatën e Larte deri te kallzimi penal për shkeljet e rënda e falsifikimet që nga formularët e paçertifikuar sipas statutit, apo para një noteri dhe vulosja e tyre me një vulë të një dege lokale deri te shkeljet me qëllim të ligjit nga gjyqtarët përgjegjës. Pra tashmë është e vertetuar se Rithemelimi ka konsumuar disa vepra penale dhe ka funksionuar si grup i strukturuar kriminal. E përpos këtyre grupacioni “fitues” Rithemelimi Berisha nuk figuron si PD por si Rithemelim që ka uzurpuar PDSH-në. Pra siç e kam potencuar që me 12-të qershor rruga e bunkerit dhe Bermudës për të grabitur vulën do të përfundojë me një vulë që e ka bishtin prapa, apo si skrapi i Çuçit. Shumëkush me dashakeqësi apo joinformim manipulon me deklarimin e Lulzim Bashës se ne i respektojmë vendimet e drejtësisë duke e përkthyer si paralizim të aktivitetit politik te PD-së. Po po ne e respektojmë drejtesinë dhe respekti me i madh është kontesti në një shkallë më të lartë kombëtarë e ndërkombëtare i atyre vendimeve që rezultojnë haptas në kundërshtim me ligjet e vendit dhe kushtetutën. E thënë troç beteja e vërtetë tani ka filluar. PDSH- ja , demokratët euroatlantikë do i shkojnë deri në shterrim betejës se diktuar me ligjshmëri e qytetari dhe jo me konspiracion, ujdi, molotov e qysqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gresa Jakup Krasniqi: Çlirimtarëve. nga gjoksi mund t ua hiqni kollaret me shqiponjë, por kurrë nga zemrat!

Gresa Jakup. Krasniqi, ka shkruar një artikull në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për babanë e …