Behxhet Pacolli

B. Pacolli: Kurti, me veprimet e tij, e mori atë që donte, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Amerika

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se “Kryeministri Kurti mori atë që donte. Nga Shtëpia e Bardhë, jo e kuqja, apo e gjelbra, u vendos në grupin e shteteve që kanë vijë të kuqe nga Shtëpia e Bardhë”. Pacolli thotë se përjashtimi i Kosovës nga kjo nismë është shqetësues dhe nevojë për të reflektuar se ku po shkon Kosova. “Është hera e parë që Kosova përjashtohet nga një Samit i Shoqërive të Lira, samit ku Kosova duhet të ishte e para në rajon. Kosova më shumë se kurrë më parë ka nevojë të thyejë ciklin e izolimit. Shteti ynë duhet të jetë në forume shumëpalëshe si ky forum, por duhet të ketë edhe angazhim bilateral”, thekson Pacolli. Ai thekson se asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që për më shumë se 7 muaj qeveria të mos e vizitojë Uashingtonin dhe as që një lider kosovar të mos takohet me homologët e tyre amerikanë. “Kjo nuk ndodhi as gjatë Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së.  Nuk i bën Kosovës nder të mbetët së bashku në grup me Vuçiçin, Dodikun dhe Putinin! Përkundrazi është një kambanë alarmi!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …