Bagdadi në zi kombëtare për viktimat e sulmit terrorist

Bagdadi në zi kombëtare për viktimat e sulmit terrorist

Qeveria irakiane ka shpallur 3 ditë zie kombëtare pas sulmit kamikaz në Bagdad, ku humbën jetën të paktën 165 persona si dhe u plagosën 225 të tjerë. Ekstremistët sunitë përmes një kamioni frigorifer të mbushur me lëndë shpërthyese, hodhën në erë një vend të frekuentuar, ku njerëzit po blinin gjëra ushqimore me rastin e mbylljes së muajit të Ramazanit. Sipas grupeve të shpëtimit, familje të tëra ishin shfarosur dhe shumë viktima është e pamundur të identifikohen për shkak të djegieve. I ashtuquajturi ‘Shtet Islamik’ ka marrë përsipër organizimin e këtij akti terrorist. Ky sulm i përgjakshëm vjen në një kohë kur forcat qeveritare të Bagdadit, me mbështetjen amerikane, çliruan qytetin e Fallxhuas nga terroristët e ISIS-it. Uashingtoni zyrtar ka bërë të ditur se do ta forcojë edhe më shumë mbështetjen për forcat irakiane në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik. Ndërkohë, kryeministri Haider al-Abadi njoftoi për rritjen e masave të sigurisë rreth vendit dhe kërkoi instalimin e një sistemi të avancuar për inspektimin e automjeteve në pikat hyrëse të Bagdatit dhe në rajone të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …