Kumanovarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e vogëlushit, Almir Aliu

Kumanovarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e vogëlushit, Almir Aliu

Qytetarë të shumtë, studentë e nxënës kanë nisur marshin protestues në Kumanovë, në shenjë revolte ndaj vrasjes makabre të vogëlushit 4-vjeçar, Almir Aliu i cili humbi jetën pasi u shtyp qëllimisht me veturë nga maqedonasi, Boban Iliç. Marshi protestues nisi nga Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ për të vazhduar më pas drejt rrugës ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor. Protestuesit e mbledhur kërkuan drejtësi dhe dënim maksimal për vrasësin, Boban Iliç, i cili siç shihet edhe nga xhirimet e kamerave të sigurisë, me paramendim goditi me makinë Almir Aliun dhe prindin e tij teksa po dilnin nga Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani: VV flet për patriotizëm, ndërsa i jep para organizatave serbe

Deputeti Eman Rrahmani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me qasjen ndaj organizatave dhe institucioneve serbe, …