Bahtiri, ka pritur në një takim Zëvendësin e Përfaqësuesit Special të OKB-së në Kosovë

Kryetari i Komunës Agim Bahtiri, ka pritur në një takim Zëvendësin e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Christopher Coleman  së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të zyrës së UNMIK-ut, më të cilët ka biseduar për zhvillimet më të reja në komunë si dhe për mundësitë e mbështetjes së projekteve të ndryshme nga ana e organizatave ndërkombëtare.

Kryetari Bahtiri ju tha të pranishmëve se gjendja ekonomike në Mitrovicë është e rëndë, si pasojë e shkatërrimeve gjatë luftës, dhe se pushteti lokal po mundohet ta bëjë maksimumin në mënyrë që proceset ti  qojë përpara.

Sa i përket gjendjes së sigurisë Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, tha se sipas raportit të policisë ka përmirësime të dukshme, pa incidente të rënda dhe  pa tensione të mëdha. Kryetari Bahtiri po ashtu ceku se raportet ndëretnike janë përmirësuar dukshëm dhe se ka një bashkëpunim të mirë midis qytetarëve dhe drejtuesve të të dy komunave, gjë që tregon se bashkimi i urës së Mitrovicës do të ndikojë pozitivisht për të dyja palët.

“ Ndërsa sa i përket kthimit të serbëve në pjesën jugore, nuk ka asnjë problem, atyre ju është garantuar një siguri e plotë, si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e organeve të rendit “ shtoj ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Përveç kësaj, kryetari Bahtiri, foli edhe për projektet prioritare, me të cilat do të përmirësohej cilësia e jetës së qytetarëve, pa marr parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Zëvendës  Përfaqësuesi  Special i Sekretarit të Përgjithshëm  Christopher Coleman,  tha se ndjehet mirë që gjendet në Mitrovicë për të biseduar me gjerësisht me  Kryetarin e Komunës Agim Bahtiri, pasi që në këtë mënyrë do të njoftohet më detajisht për  ecurinë e realizimit të projekteve dhe vështirësitë që është duke u ballafaquar komuna.

Për kryetarin Bahtiri sipas Coleman, ka dëgjuar vetëm fjalë të mira  për punën dhe angazhimin e tij që e ka bërë dhe që vazhdon ta bëjë për komunën e Mitrovicës, ajo që i la përshtypje më së shumti zëvendësit Coleman ishin  raportet ndëretnike në Mitrovicë dhe bashkëpunimi i  suksesshëm me drejtuesit e komunës në veri të Mitrovicës.

Christopher Coleman,  i premtoj kryetari Bahtrirt, së do ta ketë përkrahjen maksimale nga ana e tyre, në mënyrë që bashkimi i qytetit të Mitrovicës të realizohet sipas kohës që është premtuar të realizohet më parë dhe se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e projekteve të ndryshme që mundësojnë zhvillimin e Mitrovicës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike .

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …